LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spaho: RAMA, SHPIFËSI MË I MADH I POLITIKËS, KËRCËNON LIRINË E SHPREHJES‏

5 Qershor 2015, 18:43, Politikë CNA

Që ditën e parë që u shfaq në politikë, Edi Rama ka qënë padyshim ushtruesi më i madh i shpifjes në vend. Vetë drejtpërdrejt, e shpesh me papagallët e tij, Edi Rama ka ndotur politikën dhe sferën publike me mynxyrat më të paimagjinueshme për kundërshtarët.

E megjithatë, Shqipëria bëri një hap të madh përpara kur vendosi të dekriminalizojë veprën penale të shpifjes.

Heqja nga kodi penal i veprës së shpifjes u vlerësua shumë edhe nga Këshilli i Europës. Në rezolutën e tetorit të vitit 2014, Këshilli i Europës duke çmuar heqjen e shpifjes për pesonat e veçantë, pra për zyrtarët, nga Kodi Penal, sugjeron se kjo duhet të shtrihet edhe për personat e thjeshtë, pasi do të ndihmonte në lirinë e medias dhe demokracinë në tërësi.

Sot, Edi Rama jo vetëm nuk zbaton sugjerimin e KE, por paralajmëron kthimin e kësaj vepre penale edhe për zyrtarët e personat e veçantë. Kjo është një përpjekje e re për të ngushtuar lirinë e shprehjes, hapësirën demokratike e për të cënuar pluralizmin në vend.

Eshtë një putinizim që ai po kërkon ta instalojë edhe zyrtarisht, kur praktikisht po e bën çdo ditë e kjo del qartë nga fakti se mediat nën presion nuk pasyqrojnë skandalet tronditëse që implikojnë kandidatin e tij për Tiranën.

Kërcënimi që bën Rama për ata që nuk mendojnë si ai, është një këmbanë alarmi për formën që po merr në vend oligarkia e tij, dhe rezultatet e kësaj janë dhe dy vendimet e sotme të Gjykatës së Lartë për përfaqësuesit e PD.

Gjykata ka llogaritur se është më mirë të jesh në krah të një kryeministri që kërcënon, se në krah të lirisë së shprehjes dhe të së drejtës për të bërë opozitë në këtë vend. Absurdi më i madh është se Edi Rama vetë ka pranuar se nuk e ka bërë padinë për shpifje si person, por si kryeministër.

Ndërkohë që Gjykata e ka dhënë dënimin për dy përfaqësuesit e lartë të opozitës, mbi bazat e Edi Ramës si person.

Denoncimet e opozitës kanë qënë për lidhjet e kryeministrit me krimin. Nëse; futja në parlament e deputetëve të dënuar për prostitucion, rrëmbim personi, e për trafik droge, nëse ndarja e pushtetit me deputetë të akuzuar për vrasje e që strehojnë në makinën e tyre kriminelë të kërkuar nga policia duke penguar urdhërin e drejtësisë, nëse emërimi në poste kyçe të personave të dënuar për trafik droge, nëse fshehja e urdhërit të interpolit për esktradimin e deputetit, nëse bllokimi i dekriminalizimit, nëse mbajtja sekret për 6 muaj e akuzave të deputetit të tij se kryetari i Parlamentit ka organizuar dy vrasje, dhe më tej manipulimi i këtij procesi hetimor, pra nëse të gjitha këto nuk janë lidhje me krimin, atëherë të na tregojë Edi Rama, se çfarë forme tjetër kanë lidhjet kriminale të një kryeministri.

Lidhjet e tij me krimin janë provuar, janë shoqëruar me fakte e me prova nga opozita, dihen botërisht, i njeh i madh e i vogël, dhe po provohen çdo ditë. Këto lidhje nuk zhbëhen dot nga një vendim nën presion i Gjykatës.

Lidhjet kriminale të qeverisë, të Edi Ramës, do të rrëzohen nga populli me 21 qershor.  Kanë mbetur edhe 16 ditë.

Lajmet e fundit nga