Connect with Us

Hëna e plotë e pengon cilësinë e gjumit

Shëndeti

Hëna e plotë e pengon cilësinë e gjumit

Publikuar

-

 

Hulumtimi më i ri i shkencëtarëve nga Suedia, rezultatet e të cilit janë botuar në revistën Current Biology, zbulon se hëna e plotë mund të ndikojë definitivisht në cilësinë e gjumit.

Një vit më parë shkencëtarët zviceranë kanë zbuluar se një numër i madh i njerëzve flenë mesatarisht 20 minuta më pak gjatë natës me hënë të plotë, që u duhej më shumë kohë për të fjetur dhe se mesatarisht janë 30 minuta më gjatë në fazën REM të gjumit, gjatë së cilës ndodhin ëndrrat.

Në këtë studim, hulumtuesit i ndoqën shprehitë e gjumit dhe ciklin e gjumit të 47 personave të shëndetshëm, të moshës 18-30 vjeç. Rezultatet e hulumtimit treguan se pjesëmarrësit ndiejnë më shumë probleme me gjumin gjatë natës me hënë të plotë.

Sa për fazën REM të gjumit, hëna e plotë e kishte një ndikimin më të madh aty, transmeton Koha.net.

LEXO EDHE:  Këto janë ushqimet që shkaktojnë çrregullime hormonale

Pjesëmarrësit gjatë fazës REM të gjumit flinin më parehatshëm, dhe qëndruan më gjatë në atë fazë. Ky është hulumtimi i dytë mbi ndikimin e hënës së plotë në gjumë, i cili jep rezultate pothuajse identike.

“Gjetjet e hulumtimit tonë janë të ngjashme me rezultatet e fituara nga shkencëtarët nga Zvicra,” tha studiuesi kryesor, dr. Michael Smith, duke shtuar se “hëna e plotë e ka ndikimin më të madh në fazën REM të gjumit”.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar gjithashtu se truri është dukshëm më i ndjeshëm ndaj stimujve të jashtëm gjatë gjumit kur hëna është e plotë. Kjo do të thotë se personi sigurisht do të zgjohet më shpesh natën dhe në mëngjes do të zgjohet më i lodhur dhe më i përgjumur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Zyrtarët e shëndetësisë thirrje publikut të bëjnë vaksinën e gripit

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e shëndetësisë thirrje publikut të bëjë vaksinën e gripit

Zyrtarët e shëndetësisë po i bëjnë thirrje publikut që të bëjë vaksinën e gripit këtë vit për të shmangur mundësinë e përballjes me koronavirusin dhe gripin në të njëjtën kohë.

Të dyja sëmundjet janë shumë ngjitëse dhe kanë simptoma të ngjashme. Por gripi është sezonal, ndërsa COVID-19 nuk duket të jetë i lidhur me stinën, ndërsa përhapet në gjithë botën.

Megjithëse ende nuk ka dalë një vaksinë për COVID-19, vaksina për gripin ka qenë e disponueshme prej dekadash.

E vetmja mënyrë për të përcaktuar nëse dikush ka njërën ose të dyja këto sëmundje, është përmes testeve laboratorike.



Gary Simon, drejtor i Divizionit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin George Washington në Uashington, i tha gazetës Washington Post, se perspektiva e një lufte ndaj dy sëmundjeve njëkohësisht e bën vitin 2020 “shumë të vështirë”.

LEXO EDHE:  Këto janë ushqimet që shkaktojnë çrregullime hormonale

LEXO EDHE:  Nuk flini si duhet?/ Ja çfarë rrezikoni

Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri tani në gjithë botën ka 30.5 milionë raste me afro 1 milionë të vdekur.

Amerika ka numrin më të lartë të infektuarve me 6.7 milionë, pasuar nga India me 5.3 milionë dhe Brazili me 4.5 milionë.

Vendet evropiane njoftuan për masa të reja kufizuese të premten, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se infeksionet kanë filluar të përhapen përsëri në kontinent me “ritme alarmante”./VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Boom” rastesh të reja me Covid/ Regjistrohen dhe 5 viktima

Publikuar

-

Nga

Boom rastesh të reja me Covid/ Regjistrohen dhe 5 viktima

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona ndërsa janë konfirmuar edhe 153 raste të reja me Covid.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 836 testime dhe janë konfirmuar 153 raste.

Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:

57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj,

LEXO EDHE:  Çaji i gjelbër parandalon kancerin e prostatës tek meshkujt

LEXO EDHE:  Çaji i gjelbër parandalon kancerin e prostatës tek meshkujt

57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë.

Telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (19 Shtator 2020)

Testime totale                   78886

Raste pozitive                    12226

Raste të shëruara             6888

Raste Aktive                        4980

Humbje jete 358  (Qarku Tiranë 170, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:



Tiranë                   2444

Durrës                                  559

Shkodër                               373

Lezhë                    295

Elbasan                                 274

Korçë                    237

Fier                                        222

Vlorë                     189

Kukës                    143

Berat                     106

Gjirokastër         69

Dibër                     69

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

A mund të shkaktojë koronavirusi një valë sëmundjesh kardiake?

Publikuar

-

Nga

A mund të shkaktojë koronavirusi një valë sëmundjesh kardiake?

Nga Euan Ashley “Los Angeles Times”

Një mësues që po mendonte ta braktiste këtë profesion për shkak të koronavirusit, më kontaktoi kohët e fundit. Ai kishte lexuar se infeksioni shkakton një valë sëmundjesh kardiake, dhe mbi pacientët simptomatikë për javë apo muaj me radhë, pasi ishin shëruar nga infeksioni i tyre fillestar me koronavirus.

Ai ishte i shqetësuar për rikthimin e vet në shkollë, për mundësinë e bartjes së virusit në shtëpi, dhe infektimin e familjes së tij. Sigurisht, problemet e vazhdueshme shëndetësore pas shërimit nga Covid-19, duket se janë të zakonshme.

Në një studim italian, 87 për qind e pacientëve raportuan të paktën një simptomë dy muaj pas fillimit të sëmundjes. Një studim tjetër në Gjermani, raportoi se midis pacientëve të shëruar së fundmi, 78 për qind e tyre kishin një anomali të zbuluar nga skanimi me rezonancë magnetike i zemrës.

Një studim tjetër evropian, duke përdorur ultratingujt tregoi se 55 për qind e pacientëve të shtruar në spital, kishin parametra jo normalë të zemrës. Një studim tek sportistët e shëruar nga Covid, zbuloi se rreth 40 për qind e tyre kishin një anomali të zemrës pas skenarit MRI.

Pra, a duhet të shqetësohemi për miliona pacientë me sëmundje të zemrës, të shkaktuara nga Covid-19?

Përgjigjja nuk është aq e thjeshtë. Shumica e pacientëve me koronavirus nuk kanë simptoma, ose i kanë ato minimale. Sipas disa vlerësimeve, rreth 40 për qind janë asimptomatikë, dhe rreth 40 për qind të tjera sëmuren lehtë.

Përveç kësaj, profesioni i mjekut na ka mësuar ndër shekuj, që pas një sëmundjeje virale, një grup i vogël pacientësh do të duhet të presin të kenë një shërim që zgjat më shumë në kohë. Sindroma e lodhjes që e pason gripin e zakonshëm, njihet mjaft mirë.

Ndaj pritet që një lodhje afatgjatë të ndjekë mononukleozën infektive. Këto simptoma post-virale nuk zhduken menjëherë. Nuk është habi pse po shohim prova se Covid-19 ndikon

në trup përtej mushkërive. Që në fillim të pandemisë, shkencëtarët e dinin se “brava” që “zgjedh” virusi të hapë për të hyrë në qelizat tona (një receptor i njohur si ACE2), është e pranishme në qelizat e zemrës, veshkës dhe sistemit gastrointestinal.

Ne do të prisnim të gjenim prova të sistemit imunitar, që e lufton virusin në secilën prej këtyre indeve, sidomos me teknologjinë e skanerit MRI. Shumica e pacientëve shërohen plotësisht, madje edhe në rastet e miokarditit, një inflamacion i rëndë i zemrës ku qelizat imune pushtojnë vazhdimisht zemrën, një simptomë që duket se është e pazakontë në mesin e pacientëve me Covid-19.

Së fundmi, studimet e raportuara në Evropë mbi dëmet e shkaktuara nga koronavirusi në zemër, përfaqësojnë popullata më të prekura sesa mesatarja. Kështu në studimin gjerman me MRI, pacientët ishin prekur më rëndë nga dëmet në zemër sesa popullata në përgjithësi.

LEXO EDHE:  Ushqimet që ju dëmtojnë tiroiden dhe ju pengojnë të dobësoheni



Prandaj titujt e fundit në media për një valë të ardhshme të sëmundjeve së zemrës, janë spekulative, ose të paktën të parakohshme.

LEXO EDHE:  Çaji i gjelbër parandalon kancerin e prostatës tek meshkujt

Ajo që harrohet është se sëmundjet ekzistuese të zemrës nuk janë zhdukur nga qarkullimi. Fatkeqësisht, disa pacientë vazhdojnë të hezitojnë të vijnë në spital kur ndiejnë shenjat klasike të një sulmi në zemër – një ngushtim në gjoks që mund të përhapet në qafë, nofull ose krahë, të përziera, marramendje dhe palpitacione të zemrës.

Mjekët e zemrës përdorin një frazë:Koha është flori. Sa më gjatë që pret dikush që ka pësuar një sulm në zemër, aq më shumë funksione të zemrës mund të humbasin, dhe aq më i madh është rreziku për jetën e tij. Mesazhi është i qartë: Mos prisni.

Më shumë se 6 milionë amerikanë janë dokumentuar zyrtarisht si të infektuar me SARS-CoV-2, e cila shkakton sëmundjen e Covid-19. Disa vlerësime thonë se numri duhet të jetë 5 herë më i lartë nëse përfshihen edhe rastet e pa dokumentuara.

Me kaq shumë raste, komuniteti mjekësor duhet të përgatitet të monitorojë me kujdes përqindjen e vogël të pacientëve që kanë simptoma të vazhdueshme. Përveç testimit në spital, aplikacionet digjitale mund t’i ndihmojnë mjekët të monitorojnë nga shtëpia simptomat e pacientëve të tyre.

Lajmi më qetësues në lidhje me simptomat kronike të Covid-19, është se sa shumë kemi mësuar në lidhje me shmangien dhe trajtimin e Covid-19 akut. Ritmi i përparimit shkencor, ka qenë marramendës – më shumë se 50.000 studime janë botuar vetëm këtë vit mbi Covid-19.

Tani e kuptojmë mirë dinamikën e transmetimit SARS-CoV-2, dhe për pasojë dimë se si të hartojmë strategjitë parandaluese për të zvogëluar ekspozimin tonë ndaj virusit (maskat, distancimi social, ventilim i ambienteve të mbyllura, të dalurit jashtë).

Ne e dimë se kush është më i rrezikuar (të moshuarit, të sëmurët kronikë, invalidët). Kemi trajtime që janë dëshmuar se shpëtojnë jetë njerëzish (steroidi deksametazon), apo që e zvogëlojnë ndikimin e sëmundjes (ilaçi antiviral remdesivir).

Vaksina të shumta premtuese janë në fazën e fundit të testimit, dhe ka të ngjarë që t’i raportojnë rezultatet e tyre gjatë 2-3 muajve të ardhshëm. E gjitha kjo duhet të na japë shpresë. Pasi i shpjegova mësuesit disa nga kontekstet e studimeve për të cilat shqetësohej, ai më tha se nuk do ta linte punën si mësues, të paktën jo tani.

Shënim: Euan Ashley, është profesor i mjekësisë kardiovaskulare dhe gjenetikës në Universitetin e Stenfordit, SHBA./ Përshtatur nga CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE