LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i Qarkut te Beratit çon rrugen 24 km deri ne token e tij

4 Qershor 2015, 14:31, Denoncim CNA

Kryetari i Qarkut te Beratit, Petrit Sinaj ka marre me qira toke drejtperdrejt nga ministria e Bujqesise, duke shmangur te gjitha procedurat ligjore, por sikur te mos mjaftonte kjo ka çuar rrugen prej 24 kilometrash deri ne token e vet, duke perdorur parate e taksapaguesve. Denoncimi vjen ne Facebook nga deputeti i PD-se Genc Pollo i cili ka publikuar edhe foto.

“Petrit Sinaj ne cilesine e Kryetarit te Qarkut te Beratit ka marre 44 hektare toke me qira per 99 vjet ne fshatin Palikesht te komunes Velabisht (Berat)…. I ka shmangur te gjitha procedurat lokale (komuna, drejtoria e bujqesise etj.) dhe eshte lidhur drejtperdrejt me Ministrine e Bujqesise (LSI), nga ku ka bere aktin e qiramarrjes…. Kete procedure e ka bere ne emer te se shoqes se tij, Sonila Sinaj… Deri ketu duket sikur nuk ka asgje…. Personi qe ka autorizuar ministria e bujqesise per te bere procedduren e kalimit nga Ministria tek Sonila Sinaj eshte Agur Pajo, i cili eshte drejtori i kadastres ne Qarkun Berat (pra, vartesi ka bere kalimin e prones per tek e shoqja e shefit)…. Por edhe kjo duket sikur nuk eshte asgje, perballe kesaj: si per te mos mjaftuar te gjitha keto, ashtu sic duket edhe ne dokument edhe ne foto, me investimin e qarkut, Petrit Sinaj ka cuar nje rruge prej 24 milione lekesh (te vjetra) ne token e vete…”, shkruan Pollo.

 

14:03 Denoncim

Vijon kaosi në QKR

Me javë të tëra kanë vijuar rradhët e gjata pranë Qendrës Ko...

Lajmet e fundit nga