LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tepelene, aksident prane Kalase, humb jeten drejtuesi i kamionit

3 Qershor 2015, 14:11, Kronika CNA

Një kamion është përplasur me një furgon pasagjerësh në Tepelenë duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të njërit prej mjeteve. Ngjarja ndodhi pasdite pranë kalasë së Tepelenës. Viktima është shoferi i kamionit, Hysen Mema. I ndjeri punonte me kamionin e tij të ngarkuar me inerte, për mirëmbajtjen e rrugëve në vendin ku ndodhi ngjarja. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe thotë se ka edhe gjashtë persona të plagosur, nga pasagjerët e furgonit të linjës Memaliaj-Tepelenë. Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të  Gjirokastrës.

Lajmet e fundit nga