LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Samsung Galaxy S6 Plus

3 Qershor 2015, 08:20, Tech CNA

Kompania Samsung, me sa duket, është duke punuar në një pajisje të re, e cila besohet se do të jetë një version më i madh se Galaxy S6 Edge. Blogu i spekulimeve, SamMobile, ka zbuluar prova të telefonit të mistershëm nga firma Koreane, në punimet të cilët janë nën emrin kodues ?Project Zero 2?. Origjinali Galaxy S6 ishte i referuar në brendësi si ?Project Zero?, por puna është ndërlikuar kur raporti përmendi një ekran 5.5-inç Super AMOLED Dual-Edge të lakuar, i cili ?tretë? së bashku të dy anët, sikurse homologu i tij S6 Edge. Telefoni gjithashtu është thënë se përfshin procesorin Hexa-Core Snapdragon 808, 32 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 16 MP dhe kamerën për selfie prej 5 MP, transmeton Koha.net. Po ashtu pritet të ketë madhësi të ngjashme, kjo pajisje mendohet se do të jetë krejtësisht e veçantë nga Galaxy Note 5 i ardhshëm, përderisa nuk do të ketë funksionalitetin S-Pen dhe ekranin e lakuar në të dy skajet. Raporti tregon se kjo pajisje e re do të lançohet me emrin Galaxy S6 Plus gjatë javëve të ardhshme, kështu që mund të lançohet së shpejti.

09:15 Tech

LG G4 apo Galaxy S6

Telefonat më të ri të nxjerrë në treg LG G4 dhe Samsung Gala...

Lajmet e fundit nga