Shëndeti
Ushtrimet, faktor kryesor për shëndet të mirë
Publikuar
18:00-
Nga
cna
Lëviz. Nuk ka zgjidhje tjetër – nëse vërtet dëshiron të arrish dhe qëndrosh me shëndet, ushtrimet janë faktorë kryesorë. Hulumtimet kanë vërtetuar se ushtrimet aerobike të vazhdueshme parandalojnë obesitetin dhe rezistencën ndaj insulinës që mund të shpie në diabet të tipit
- Ushtrimet janë vërtetuar të jenë po aq efektive sa ndonjë ilaç oral diabeti në sensibilizimin e vendeve receptor të insulinës për të lejuar glukozën në qeliza – dhe për këtë nuk ju duhet receta nga mjeku! Natyrisht që dobitë e ushtrimeve arrijnë edhe më lartë duke përfshirë këtu edhe shëndetin kardiovaskularë, zvogëlimin e stresit, tonimin e muskujve dhe përmirësimin e gjumit.
Nëse ju aplikoni ushtrime fizike çdo ditë, atëherë nuk do të keni aspak probleme shëndetësore dhe vizitat tek mjeku do të jenë shumë të rralla.
LAJME TE NGJASHME
-
Infektohet me COVID-19/ Çun Lajçi: Nëse shpëtoj, s’do të jetë nevoja të më blini lule
-
Vaksinimi masiv/ Aktori Luftar Paja merr dozën e parë
-
Ikonë e kinematografisë/ Këto janë rolet ku spikati Theofan Bita
-
Aktori i njohur shqiptar humb jetën nga Covid-19
-
Aktori i njohur kandidat i PS në Tropojë/ Ja pse iu përgjigja pozitivisht ftesës së Ramës
-
“Ah si nuk kam një grusht të fortë…”/ Aktori i njohur reagon pas përplasjes së Metës me policinë
Shëndeti
Publikohen shifrat/ Rritet kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot
Publikuar
18:13-
Nga
E.T
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.
Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3342 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 360 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 6 viktima.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 64 raste në Tiranë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 17 raste në Krujë, 16 raste në Durrës, Vlorë, 12 raste në Lushnje, Gjirokastër, 11 raste në Berat, Skrapar, 10 raste në Kavajë, Librazhd, 7 raste në Shkodër, Ura Vajgurore, 6 raste në Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Pogradec, Sarandë, Dibër, 4 raste në Devoll, Kukës, Has, Patos, 3 raste në Mirditë, Tropojë, Delvinë, Dropull, 2 raste në Krubin, Lezhë, Selenicë, Libohovë, 1 rast në Pukë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Divjakë, Roskovec, Gramsh, Finiq, Cërrik, Poliçan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 534 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,206 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 227 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 68 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (10 Prill 2021)
Raste të reja ditore 360
Të shëruar në 24 orë 534
Të shtruar në spitale 227
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3342
Testime totale 586,923
Raste pozitive 128,155
Raste të shëruara 97,206
Raste Aktive 28,639
Humbje jete 2,310
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20157
Fier 2509
Durrës 1208
Gjirokastër 1197
Shkodër 1010
Korçë 730
Vlorë 691
Kukës 342
Dibër 346
Elbasan 248
Berat 100
Lezhë 101
Shëndeti
Covid-19, një vit më pas/ Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë akoma për virusin!
Publikuar
17:01-
Nga
E.T
Cfare dime tashmë ?
1.Janë shfaqur variante më të transmetueshme. Për vitin e kaluar, virusi Sars-CoV-2 është shqyrtuar nga çdo kënd, duke shkaktuar një ortek të literaturës shkencore që nuk është parë kurrë më parë në këtë nivel.
2.Virusi u gjend nën presionin e përzgjedhjes, domethënë u përball me popullata imune, tashmë të infektuar, ose përndryshe hasi individë me antitrupa joefektivë. Për të mbijetuar, ai u sigurua që të ishte më infektues, në mënyrë që të kishte një avantazh selektiv që e lejonte atë të përhapet më mirë mes popullatës .
Nga mijëra mutacione të identifikuara në të gjithë botën, tre nga këto variante shqetësojnë veçanërisht komunitetin shkencor: variantet B.1.1.7 (të identifikuara në të gjithë Angline), P.1 (u shfaq në Brazil) dhe B.1.351 (zbuluar në Afrikën e Jugut.
Kontaminimi ndodh kryesisht përmes sperklave dhe aerosoleve. Nëse është akoma e dobishme të lani duart, nuk ka nevojë të perdorni solucione virucide: një studim amerikan i botuar në fund të janarit 2021 tregon se rreziku i infektimit duke prekur një sipërfaqe të ndotur është më pak se 0,05%. Për shkak se ndotja kryhet kryesisht nga grimca dhe aerosole (grimca të vogla të pezulluara në ajër), rëndësia e aerosoleve shpjegon mbi-ndotjen që ka ndodhur në ambiente të mbyllura dhe të ajrosura dobët.
Në të njëjtën kohë, ne e dimë që rreziku i ndotjes është i ulët ne ambientet e jashtme, edhe nëse mbetet i mundur të ndotet nga pikat ose aerosolët e projektuar nga një person i infektuar në afërsi.
6.Ventilimi dhe mbajtja e maskës kanë provuar dobinë e tyre. Njohuritë më të mira mbi infektimet, kanë çuar në veprime të reja të xhesteve barriere, veçanërisht në vendet e mbyllura.
Sëmundja ka simptoma shumëplanëshe. Ethe, kollë, dhimbje trupi, vështirësi në frymëmarrje… Tani e dimë, me teste mbështetëse, të njohim simptomat e shumta të sëmundjes, që nuk ishte aq e lehtë vitin e kaluar ti dinim.
Me përparimin e variantit “anglez “, ne shohim më pak anosmi (humbje të nuhatjes) dhe ageusia (humbje të shijes).
Format e rënda trajtohen më mirë. Kemi mësuar që falë kortikosteroideve, antikoagulantëve dhe terapisë me oksigjen, ecurite jane me te mira. Thjeshtë ky eshte trekëndëshi i cili shmang kalimin në reanimacione me ventilim mekanik. Që nga viti i kaluar, vdekshmëria është ulur për pacientë të rëndë dhe tani qëndron në 30%.
Vaksinat janë efektive në forma të rënda, madje edhe në transmetim. Lajm i mirë që vaksinat kanë provuar efektivitetin e tyre.
Përparimi spektakolar ka ardhur nga krijimi dhe prodhimi i vaksinave në më pak se një vit, me ndikimin që ne tani njohim në forma serioze dhe madje pjesërisht në transmetim,” Studime të fundit britanike dhe amerikane të punonjësve shëndetësorë të cilëve u janë administruar Pfizer dhe Moderna tregojnë se këto vaksina parandalojnë format simptomatike ose asimptomatike dhe kështu prishen transmetimet.
Cfare nuk dime ende?
Kush eshte origjina e virusit?
Pse kemi perhapje kaq heterogjene?
Sa përqind e njerëzve të infektuar janë asimptomatike (pa simptoma)?
Cila është kohëzgjatja e imunitetit dhe, përtej, epidemisë?
Ne e dimë që vaksina do të zvogëlojë qarkullimin e virusit. Por, a po shkojmë drejt qarkullimit viral me zhurmë të ulët ose drejt zero Covid, me zhdukjen e virusit?
Shëndeti
Si duhet të veproni pasi keni kaluar Covid-19?/ Skënder Brataj jep udhëzimet
Publikuar
21:27-
Nga
E.K.
Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj nëpërmjet një reagimi në rrjetet e sociale njofton qytetarët si të veprojnë pasi kanë kaluar Coronavirusin.
Brataj shkruan se pasojat e Covidit japin dëmtime në mushkëri ato kardiologjike, renale, hepatike, neurologjike me një përqindjet të këtyre shqetësimeve që variojnë nga 5 në 50%.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm për këtë arsye duhet të qytetarët duhet të keni parasysh mënyrën e ndjekjes së këtyre personave dhe ekzaminimet që duhet të kryhen testi i ecjes në këmbë, skaneri i mushkrive, teste laboratorike etj.
Postimi i plotë i Skënder Bratajt:
Si duhet të veprojmë pasi kemi kaluar Covid-19 dhe kemi persistencën e shenjave për një kohë të gjatë(Long Covid-19)?
Quhet sindroma Long Covid-19, ose Post-Covid -19 periudha pasi kemi kaluar sëmundjen. Ajo karakterizohet nga pasoja që mund të ngelen me ditë, javë ose muaj para se të shërohen plotësisht. Ato janë veçanërisht në ata që kanë kaluar sëmundjen në një formë të mesme ose të rëndë dhe me pneumoni. Pasojat e raportuara në literaturë tregojnë se janë dëmtimet që i përkasin mushkërive, ato kardiologjike, renale, hepatike, neurologjike me një përqindjet të këtyre shqetësimeve që variojnë nga 5 në 50%. Për këtë arsye duhet të kemi parasysh mënyrën e ndjekjes së këtyre personave dhe ekzaminimet që duhet të kryhen.
Kontrolle post Covid-19 duan ekzaminime specifike sidomos për mushkëritë si (CDI propozon pletizmografi dhe DlCO(shpërndarjen alveolare kapilare të monoksidit të karbonit),( Provat pulmonare). Testi i ecjes në këmbë(Caming Test), skaneri i mushkrive, teste laboratorike. Sidoqoftë është kujdesi parësor që monitoron ecurinë e gjendjes post Covid-19.
Në literaturë, prevalenca e pacientëve me simptoma në javët e fundit ose muaj pas kalimit të sëmundjes dhe negativizimit të parametrave është rreth 10%. Shumë prej këtyre pacientëve kanë pasur probleme me mushkritë dhe frymëmarrjen. Një shenjë e shpeshtë që është hasur është humbja e nuhatjes dhe shijes e cila shpesh është prezantimi i vetëm i post-Covid-19. Kohëzgjatja e tyre ndryshon nga personi në person, biles ka pasur edhe pas një viti që nuk janë shëruar plotësisht nga ky shqetësim. Ato kanë qenë të formave me çrregullim të lehtë, ose në përmirësim shumë të ngadaltë. Nuhatja rekuperohet zakonisht pas shijes. Ajo mund kthehet përmes trajtimeve të përsëritura 20-30 minuta me esenca të tilla si trëndafili, eukalipt, karafil, limon e tjer, për 12 javë.
Më pak të shpeshta, por po aq të përsëritura janë, dhimbje të kyçeve, muskujve, kolla e thatë, dispnea kronike, veçanërisht si rezultat i pneumonisë intersticiale, lodhje kronike dhe dhimbje koke. Ato zakonisht kanë trajtim simptomatik me medikamente të ndryshme kundër dhimbjeve ose shqetësimeve të tjera të cilat reagojnë mirë.
Po ashtu kërkohet terapi specifike për rehabilitimin e frymëmarrjes, për të rekuperuar indet e dëmtuara dhe vatrat e shumta të pneumonisë. Pacientët duhet të fillojnë një aktivitet të lehtë fizik, fillimisht duke praktikuar fryrjen e tullumbaceve disa herë në ditë dhe duke bërë fizioterapi të mushkrive, pastaj gradualisht të kthehen në jetën e përditshme. Shenja të tjera janë, humbje e përkohëshme e flokëve, diabeti post-kovid, një sindromë e njohur nga përdorimi i kortikosteroideve në pacientë ku ato janë përdorur. Po ashtu sindroma e stresit post-traumatik me ankth, depresion, pagjumësi.
Analizat për të sugjeruar këtyre pacientëve kush janë?
CT(Skaner i mushkërive), në rastin e pneumonisë intersticiale, por jo menjëherë. Këshillohet nëse provat e mushkrive tregojnë ndryshime të parenkimës edhe një muaj pas negativizimit. Në rastet kur shohim imazhe akoma në fazë rizolutive në mushkri, nuk duhet të alarmohemi, sepse fushat e mushkërive pastrohen pas një periudhe kohore rreth 3 muaj.
Analizat laboratorike gjatë sëmundjes tregojnë se ato inflamatore ndryshojnë shumë (PCR, Ves), ndërsa rruazat e bardha të gjakut ndryshojnë pak ose janë në proporcion të ulët, ndryshe nga pneumonia bakteriale në të cilën ato rriten në 20-30 mijë herë më shumë. Pra, analizat laboratorike që duhet të kontrollojmë janë: gjak komplet me formulë leukocitare, D-Dimeri, Fibrinogjeni dhe Ferritina. Këto kontrolle mund të përsëriten dhe mund të menaxhohen nga mjeku i familjes. Ecuria e periudhës pas Covid-19 edhe pse zgjat në kohë, është zakonisht e mirë.
Ato raste të cilat janë më të shprehura dhe rezistente duhet tu drejtohen specialitetve përkatëse./CNA.al