LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkup, anulohet mbledhja e Qeverisë, liderët takime me Hahn

2 Qershor 2015, 15:03, Aktualitet CNA

Edhe pse ishte paralajmëruar  Qeveria e Maqedonisë nuk ka caktuar mbledhje për të vendosur mbi kompensimin e dëmeve për banorët e Lagjes së Trimave të Kumanovës.

Ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani javën e kaluar paralajmëroi se gjatë kësaj jave do të zhvillohet mbledhja e Qeverisë ku do të vendoset për kompensimin sa më të shpejt të dëmeve dhe përcaktimin e shumës financiare, në bazë të raportit të vlerësimit të dëmeve të grumbulluara nga komisioni i përzier qeveritar dhe komunal.

Por, sot nuk ka pasur mbledhje dhe se një nga zëdhënësit e Qeverisë deklaroi për INA se arsyetimi i mosmbajtjes së mbledhjes ka qenë takimi i liderëve dhe ardhja e eurokomisionerit për zgjerim, Johannes Hahn.

 

Lajmet e fundit nga