LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama në Kavajë: PD përballë Elvis Roshit ka vendosur një kandidat që ndryshon partitë

2 Qershor 2015, 19:27, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Kavajës Elvis Roshi.

Ndërsa ka folur nga sheshi i rikonstruktuar i këtij qyteti, Rama tha se ashtu siç ndryshoi ky shesh, ashtu do të ndryshojë edhe pjesa tjetër e Kavajës.

Duke folur për Partinë Demokratike, Rama tha se kjo parti ka nxjerrë përballë Elvis Roshit një kandidat që di vetëm të ndryshojë partitë.

?Si ky shesh do të ndryshojë e gjithë Kavaja. E lanë Kavajën pa punë pa punë, mbytur me gënjeshtra, mbytur me mashtrim. Në 20 vite e lanë Kavajën në dëshpërim.

Si ka mundësi që PD nuk ka nxjerrë asnjë mësim dhe hedh grepat për të peshkuar grepat në Kavajë, duke sjellë përballë Elvis Roshit që di të ndryshojë qytetin, një kandidat që di të ndryshojë vetëm partitë?, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, Kavaja dhe administrimi i saj nga Elvis Roshi ka qenë një nga shembujt se përse koalicioni i mazhorancës zgjodhi sloganin ?Drejtimi i duhur? për 21 Qershorin.

Rama akuzoi Partinë Demokratike se harroi këtë qytet.

?E lanë Kavajën në xhep fals, pa ujë, pa punë, mbytur nga plehrat, mbytur nga gënjeshtrat, mbytur në dëshpërim. U desh fitorja e Elvis Roshit, u desh kthimi i madh i pishtarëve dhe demokratëve të Kavajës, që e kuptuan se drejtimi i duhur ishte Elvis Roshi dhe Partia Socialiste?, tha Rama.

Kryeministri u ndal sërish tek fushata e opozitës, e përqendruar kryesisht tek politika që lidhen me pushtetin ekzekutiv.

?Me kë tallen këta?! Na jepni votën ? thonë- , se do kemi dritat falas, falas për ata që i vjedhin dhe mbifaturim për ata që i paguajnë. Bëjnë një fushatë që nuk ka lidhje fare me problemet e komunitetit, a thua se më 21 Qershor do të përmbyset bota, me shpresën se do të kthehen tek avazi i vjetër, që Kavaja e ka vuajtur më shumë se çdo qytet tjetër, se i ka dhënë 20 vjet votën Saliut dhe në 20 vjet ka marrë mbrapsht vetëm zhgënjime?, tha Rama.

Kreu i mazhorancës u shpreh se sot Kavaja është shndërruar nga një ndër qytetet më të pista të vendit, në një prej qyteteve më të pastra dhe se transformimet për të do të vazhdojnë.

Me ndarjen e re administrative, plazhi i Golemit kalon nën adminstrimin e Bashkisë së Kavajës. Ky plazh, së bashku me parkun e madh të Kavajës ? tha Rama -, janë dy projekte që do të jenë mushkëri të jashtëzakonshme për bashkinë e re.

Ndërsa kanditiati i së majtës për bashkinë e Kavajës, Elvis Roshi, u shpreh në fjalën e tij se sfida ime në 4 vite do të jetë më e madhe se 18 muajt e deritanishëm.

?Kemi projekt për ujin e pijshëm 24 orë. Do ndërtojmë bulevardin e madh të qytetit. Do të afrojmë Kavajën me kryeqytetin me ndërtimin e rrugës Kavajë-Pezë-Tiranë?, u shpreh ai.

Lajmet e fundit nga