LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Renzi, pengesa për reformat ekonomike pas goditjes në zgjedhje

1 Qershor 2015, 15:36, Kosova & Bota CNA

Kryeministri Italian Matteo Renzi mund të hasë në pengesa në reformat ekonomike që ka ndërmarrë në Itali, ndërsa ka pësuar goditje në zgjedhjet lokale të së dielës. Analistët thonë se pavarësisht se Partia Demokratike e tij ka fituar thuajse në 5 nga 7 rajonet e Italisë, ka pësuar një goditje të madhe në rang këshillash.

Mediat italiane raportojnë si fitues të vërtetë të këtyre zgjedhjeve partinë populiste Liga e Veriut dhe Lëvizja ?5 Yjet? e Bepe Grillos.

Liga e Veriut, e udhëhequr nga Matteo Salvini, fitoi në Veneto, bastion i saj tradicional dhe është gati të fitojë në Liguria me një kandidat të mbështetur nga ?Forza Italia? e Silvio Berluskonit.

Rajoni i Ligurias njihet si një bastion i Partisë Demokratike, e cila në zgjedhjet e përgjithshme fitoi bindshëm.

Lëvizja e aktorit komik Bepe Grillo siguroi një sukses të papritur në nivel rajonal. Pavarësisht fitores në 5 nga këto rajoni, Partia e Renzit nuk ka treguar të njëjtën forcë si në zgjedhjet e Parlamentit Europian vitin e kaluar. Kjo është interpretuar si pakënaqësi në rritje e popullit italian që duket i pakënaqur me reformat e qeverisë për punësimin dhe taksat.

Pjesëmarrja në votimet e së dielës ishte shumë e ulët, gati sa gjysma e personave me të drejtë vote dhe për këtë sipas analistëve në vendin fqinj ka ndikuar e diela si ditë pushimi që është, pasi njerëzit kanë preferuar më mirë plazhin se sa kutitë e votimit.

Lajmet e fundit nga