LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gabimet kur pastroni fytyrën

1 Qershor 2015, 15:00, Lifestyle CNA

 

Të kujdesesh për fytyrën nuk mbaron pothuajse kurrë, sado që përpiqesh të jesh e kujdesshme, janë disa veprime që të tregojnë të kundërtën dhe të shtojnë më shumë problemet me fytyrën.

Ja çfarë duhet pasur kujdes kur pastroni fytyrën, që pastaj të mos i bëni të shpeshta vizitat tek dermatolgu.

Vendos një regjim pastrimi, nuk duhet të jesh e fiksuar për të pastruar fytyrën disa herë në ditë,mos harro që pastruesit janë të mirë por s?duhet tepruar me ta sepse mund të ju shkaktojnë tharje të lëkurës.

Kujdes me përdorimin e kremit, që lëkurën të keni gjithmonë të freskët dhe të hidratuar, duhet përdorur kremrat hidratant por duke bërë kujdes për të përshtatur tipin e lëkurës dhe kremin për të cilin ajo ka nevojë.

Mos fli asnjëherë me make up, sepse është mjaftë i rrezikshëm për lëkurën,pasi që pasojat do të t?i tregojë më vonë me rrudhjen dhe me plakjen e lëkurës.

Mos laj fytyrën para flokëve, sepse produktet e flokëve si shampoo, maskat apo balsamet e ndryshme mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme që janë të dëmshme për lëkurën.

Kremi me SPF,në çdo stinë të vitit është një gabim i madh, kremin mbrojtës nga dielli e përdorin vetëm kur shkojnë në plazh ose në ditët me diell të fortë, por mos harroni ky krem mbrojtës duhet përdorur në çdo kohë kur del nga shtëpia dhe bie në kontakt me rrezet e diellit

Lajmet e fundit nga