LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Durrës, makina përplas të riun 24 vjeçar

1 Qershor 2015, 13:46, Kronika CNA

Një kalimtar është përplasur nga një automjet në Durrës. Në orët e para pas mesditës së sotme në Xhafzotaj të Durrësit mjeti tip volksvagen me targa DR 3440 D me drejtues 39 vjeçarin B.K., banues në Shijak, ka aksidentuar këmbësorin Gj.G., 24 vjeç nga Dibra. Si pasojë e goditjes i riu ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë. Ndërkohë uniformat blu shoqëruan drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të tij.

Lajmet e fundit nga