LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushtrimet ju ndihmojnë ta lini duhanin

31 Maj 2015, 15:00, Lifestyle CNA

 

Studimi më i fundit pohon se në qoftë se vetëm gjysmë ore në ditë i ndani për ushtrime të lehta, do të ndjeni përmirësim të shëndetit dhe do të përjetoni nxitje për të ndaluar pirjen e duhanit. Hulumtuesit në Norvegji ka gjetur se njerëzit e moshuar, të cilët janë fizikisht aktivë jetojnë më gjatë se njerëzit që janë fizikisht joaktivë. Studimi është kryer në grupin e 6.000 njerëzve mbi 73 vjeç.

Profesori i Departamentit të Mjekësisë Sportive, Ingar Holm, i cili udhëhoqi studimin, thotë se ka vërejtur shumë përfitime nga ushtrimet. ?U konkludua se janë të mjaftueshme vetëm 30 minuta aktivitete fizike në ditë dhe duhet të përpiqeni që mënyrat e ndryshme rekreative t?i bëni më shpesh dhe më gjatë. Është provuar se nga aktiviteti fizik ka përfitime shëndetësore për trupin, prandaj duhet të ketë një vend të rëndësishëm në jetën e përditshme. Ushtrimet janë po aq të rëndësishme për të gjithë, pavarësisht nga pesha e trupit?, tha ai.

Edhe pse pilula për pavdekësi nuk ekziston, shkencëtarët zbulojnë sekretet që do të ndihmojnë të zgjasim jetëgjatësinë. Rekreacionet e lehta në suaza të përditshme, të tilla si, çiklizmi apo ecja e shpejtë forcojnë muskujt, japin vitalitet dhe zgjasin jetën. Ushtrimet pra mund të ndihmojnë edhe duhanpirësit që të braktisin këtë zakon të sëmurë, thonë studiuesit. Njerëzit të cilët ushtrojnë të paktën 30 minuta në ditë kishin dy herë më shumë gjasa për të lënë duhanin sesa njerëzit që janë fizikisht joaktivë.

14:00 Lifestyle

Pse na dridhen duart

 Dridhjet e duarve mund të shkaktohet si pasojë e konsumimit...

14:00 Lifestyle

Waring në Spanjë

 Veshja e saj kishte frymëzim nga rryma e viteve 90, prandaj...

13:00 Lifestyle

Provokon Amer Rose

 Fotot e saj të publikuara në rrjtet sociale janë mëse atrak...

12:00 Lifestyle

Tre bjonde në NY

 Tre bukuroshet bjonde të botës së showbizit u fotografuan n...

11:49 Lifestyle

Diamanti perfekt

Nga një prej minierave më të thella të diamantëve, mbërrin n...

11:00 Lifestyle

Sinitta performon

 Edhe pse nuk ka publikuar këngë të reja që prje viteve 80, ...

Lajmet e fundit nga