LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënder Gjinushi: Kolegji Zgjedhor në gjunjë para Ramës

31 Maj 2015, 08:28, Aktualitet CNA

Partia Socialiste ka fituar betejën në Kolegjin Zgjedhor, duke i hequr ish-aleatit të saj, Skënder Gjinushit, dy kandidatë për bashkitë Malësi e Madhe dhe Prrenjas. Pas një beteje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përplasja mes Gjinushit dhe përfaqësuesve të Edi Ramës është zhvendosur në gjykatën e zgjedhjeve. Ndërkaq, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e KQZ, për t?i hequr Gjinushit nga zgjedhjet dy kandidatë, të cilët mund të merrnin vota nga elektorati i Partisë Socialiste. Ky vendim duket se ka thelluar më tej hendekun mes Ramës dhe Gjinushit. Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, një ditë pas vendimit, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Kolegjit Zgjedhor. Përmes një deklarate shtypi, Gjinushi është shprehur dje se Kolegji Zgjedhor është përulur para mazhorancës qeverisëse.

?Partia Social Demokrate e Shqipërisë konstaton me keqardhje se institucionet e pavarura që monitorojnë zbatimin e ligjit për zgjedhjet kanë shkelur vetë me dy këmbë ligjin dhe Kushtetutën duke mohuar të drejtën e kandidimit të kandidatëve tanë. Me vendimin e marrë më dt. 29 Maj 2015, Kolegji Zgjedhor është ulur në gjunjë para PS-së dhe LSI-së, ka shkelur Kushtetutën duke mohuar të drejtën për kandidim të dy kandidatëve tanë, përkatësisht Ardian Hysës në Malësi të Madhe dhe Artur Topit në Përrenjas?, është shprehur Skënder Gjinushi.

Vendimi

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, kryetari i Partisë Social Demokrate, e ka cilësuar vendimin e ndërmarrë nga Kolegji Zgjedhor si antiligjor. Sipas tij, përjashtimi i kandidatëve bie ndesh me Kushtetutën, por edhe me disa vendime të mëparshme të kësaj gjykate. ?Vendimi është marrë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën dhe në kundërshtim dhe me vetë vendimet e mëparshme të vetë Kolegjit. Kolegji Zgjedhor kapitulloi dje sepse u detyrua të dalë kundër vetes, do të thotë që presioni ka qenë shumë i madh?, deklaroi Gjinushi.

Ndër të tjera kreu i PSD, ka artikuluar mesazhe të forta në drejtim të Partisë Socialiste, aleatja e partisë së tij deri një vit më parë. ?Partia Socialiste bashkë me ne luftuam dy vjet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa kujtuar luftën dhe përpjekjet në zgjedhjet e ?96-ës, pa kujtuar 8 majin apo ?97-ën, kjo bën të njëjtat gjëra që bënte PD-ja. Kur PD-ja i bëri kundër Ramës në maj në Tiranë, ne kemi qenë mbrojtësit kryesorë. Kolegji dhe KQZ janë sjellë ndaj nesh siç u soll Ristani ndaj PS-së. Ndërsa keqpërdoren institucionet si më parë, atëherë nuk ka rilindje.

Kjo është arsyeja pse shumica dërrmuese e së majtës janë të zhgënjyer, që shumica socialiste se ndjejnë veten në qeverisje, se ndjejnë veten të përfaqësuar dhe duhet ta reflektojnë këtë më 21 qershor?, ka vijuar ai. Që pas vendimit për të garuar i vetëm në zgjedhjet lokale, përplasjet mes PSD dhe të majtës u rritën djeshëm . Gjinushi  propozoi kandidatë për 10 bashkitë kryesore të vendit, por Partia Socialiste e akuzoi për falsifikim firmash dhe u konstatuan probleme me dokumentacionin. Pas akuzave në distancë, Gjinushi u tërhoq nga gara në Durrës, duke mbetur me 9 kandidatë. Por me vendimin e fundit të KQZ, PSD është tkurrur edhe më tej.

Lajmet e fundit nga