LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA, Skriçi i “Na shpëtoi zilja”, fajtor për dy akuza

30 Maj 2015, 14:55, Kuriozitete CNA

Ish-aktori i serialit të njohur ?Na shpëtoi zilja?, u dënua nga një gjykatë për dy akuza pas një përleshjeje në bar në ditën e Krishtlindjeve të vitit të kaluar, gjatë së cilës u qëllua me thikë një person.

Por, Dustin Diamond, I cili luante në serial Skriçin, u shfajësua nga akuza për sjelle të rrezikshme për publikun.

Diamond  I tha gjykatës se në përleshje ai po mbronte te fejuarën e tij dhe nuk kishte pasur në mend të qëllonte me thikë ndokënd edhe pasi gjërat u përkeqësuan.

Aktori 38-vjeçar gjithsesi u shpall fajtor për armëmbajtje dhe sjellje të parregullt.

Ai mund të dënohet me nëntë muaj burg për akuzëne parë, ndërsa akuza e dytë përfshin një dënim maksimal prej 90 ditësh burg.

07:15 Kuriozitete

Pastruese nudo

Një burrë i moshuar ka vendosur ti paguaj punëtoret e tija 2...

Lajmet e fundit nga