LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD akuzon Ramën se po shkel Kodin Zgjedhor me përdorimin e ALUIZNI-t

30 Maj 2015, 15:28, Politikë CNA

Partia Demokratike nëpërmjet Keltis Krujës ka akuzuar kryeministrin Rama se po shkel hapur Kodin Zgjedhor duke përdorur në interes së fushatës së Erion Veliajt, një zyrë të administratës publike siç është Aluizni. Sipas PD-së kjo është një shkelje brutale e Kodit  Zgjedhor, i cili në nenin 3 ndalon përdorimin e aseteve publike në fushatën elektorale.

Partia Demokratike  i ka bërë thirrje ODIHR-it,ambasadave të vendeve të Bashkimit Europian, që të monitorojnë nga afër e të evidentojnë këto shkelje të pashembullta e të përsëritura të stardardeve të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

PD gjithashtu i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë ndjekje penale ndaj  kreut të Aluiznit Artan Lame, i cili e ka kthyer institucionin që drejton në një zyrë të shtabit elektoral të kandidatit Erion Veliaj.

Lajmet e fundit nga