LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jam shumë e bukur për të punuar”

30 Maj 2015, 14:15, Kuriozitete CNA

Nusja e djalit të një oligarku rus, që ka në pronësi shtëpinë private më të madhe në Londër, pretendon se është shumë e bukur për të punuar. Valeria Guryeva është gruaja e Andrey Guryev Jr, që është djali i një miliarderi 57- vjeçar, që ka po atë emër si i biri. Valeria ka studiuar më parë në Kolegjin e Modës në Londër. Deklaratat se ajo nuk ka nevojë të punojë, pasi është e bukur, i ka bërë në faqen e saj në Instagram. I shoqi i saj është shefi ekzekutiv i Phosagro, një prodhues global fertilizuesish. Vjehrra e saj, Evgenia, fiton në një vit më shumë se dhjetë gratë më të pasura të Kremlinit së bashku. Ajo ka një flotë të tërë me makina luksoze, përfshi dy Rolls Royce që i përkisnin dikur Elton John. Andrey Guryev ka një pasuri prej 2.6 miliardë sterlina. Shtëpia e tyre pritet të bëhet më e shtrenjta në Londër, pasi është banesa më e madhe pas Buckingham Palace.

07:15 Kuriozitete

Pastruese nudo

Një burrë i moshuar ka vendosur ti paguaj punëtoret e tija 2...

Lajmet e fundit nga