LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Google Photos ofron hapësirë pa limit për foto dhe video

30 Maj 2015, 06:33, Tech CNA

Google Photos tani do të ofrohet si një aplikacion i mëvetësishëm. Ky aplikacion do të jetë në dispozicion në pajisjet Android, iOS dhe në ueb, dhe do të ofrojë hapësirë falas pa limit. Aplikacioni ofron gjithashtu disa mënyra të reja për të organizuar dhe kërkuar albumet e fotove që ju keni. Google Photos mund të ruajë foto nga telefoni, tableti, PC, madje edhe nga karta e memories tek kamera.  Fotot me rezolucion deri në 16 megapikselë dhe videot me rezolucion 1080 pikselë do të ruajnë kualitetin e tyre origjinal. Fotot mund të shpërndahen shumë lehtë; ju mund t?i dërgoni tek të tjerët për t?i parë tek shfletuesi i tyre ueb, nuk ka nevojë për aplikacione apo për t?u regjistruar. Ata mund t?i kopjojnë gjithashtu shumë lehtësisht fotot. Google Photos përdor teknologjinë e avancuar të njohjes së imazheve për t?ju ndihmuar të kërkoni në numrin e madh të albumeve të fotove. Aplikacioni dallon fytyrat, madje edhe moshën e njerëzve, kështu ju mund të shihni shumë lehtë foto të tyre kur kanë qenë fëmijë dhe tani që janë rritur

Lajmet e fundit nga