LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja/ Kush ishte objekti i atentatit me tritol

30 Maj 2015, 06:12, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për shpërthimin e fuqishëm të ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e ?Vasil Shantos? në kryeqytet. Dyshimet e para janë fokusuar te konfliktet e pronarit të godinës në rikonstruksion të cilës iu vu edhe lënda shpërthyese. Lapsi.al mësoi se pronari i vjetër i kësaj godine ka qenë shtetasi me iniciale A.B. nga Elbasani. Ai e kishte vendosur atë si garanci për marrjen e një kredie në bankë. Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se për shkak të mos-shlyerjes së kredisë banka e kishte sekuestruar ndërtesën dhe e kishte shitur atë te një pronar tjetër. Dyshimet janë për një konflikt mes pronarit të vjetër dhe atij që e bleu nga banka. Burimet policore thanë se kjo është pista kryesore ku po hetohet për momentin.

Si ndodhi shpërthimi

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi rreth orë 21.30. Për shkak të tij u lënduan lehtë dy kalimtarë dhe kanë pësuar dëmtime disa automjete të parkuara. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie të cilat konfirmuan se nuk kishte viktima. Disa dëshmitarë thanë se para shpërthimit kanë parë një person të ri në moshë që ka flakur drejt ndërtesës një pako të dyshimtë.

lapsi.al/

 

Lajmet e fundit nga