LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas 59-vitesh martesë, bëhen gjyshër për të 100-tën herë

29 Maj 2015, 11:15, Aktualitet CNA

Pas 59 vitesh martesë dhe 12 fëmijësh e 99 nipash e mbesash, ata kanë mundur të bëhen gjyshër për të 100-tën herë. ?Ndihen tepër e veçantë?,- ka pranuar gjyshja Ruth Zanger. Familja, e cila është bërë pjesë e rekordeve Guiness jeton në Ilinois të Amerikës dhe kanë ndërtuar e themeluar një kompani ndërtimi. Donna Lane fëmija më i madh i çiftit ka marrë përsipër mbledhjen e të gjithë anëtarëve të familjes, çka nuk ka qenë aspak një punë e thjeshtë. Kur duhej të mblidheshin, kanë marrë me qira sallën e një kishe, për të marrë pjesë të gjithë në festën e falënderimeve, për të cilën kanë therur 10 gjela deti. Për të mbajtur mend datat e lindjes së të gjithë pjesëtarëve të familjes nuk është një gjë aspak e lehtë. Zangerët janë vërtetë të shumtë në numë. Ata janë plotë 100 nipër e mbesa. Për të pasionuarit pas numrave, po ju japim disa detaje më shumë. 53 janë nipa e mbesa, 46 stërnipa e stërmbesa dhe 2 stër stër nipa. Një familje me të vërtetë shumë e madhe, e cila u plotësua nga ardhja në jetë e të voglit Jaxton Leo, i cili formoi numrin e plotë me dy zero. ?Zoti na ka bekuar duke na dhënë në vazhdimësi fëmijë?,- ka thënë i lumtur Leo Zanger, më i madhi i këtij fisi gjigant, i cili bën shaka duke thënë se pa frikë mund të themelojë një shtet më vete. Leo dhe Ruth festojnë vitin e ardhshëm 60 vjetorin e martesës së tyre. ata kanë pasur 12 fëmijë të lindur nga viti 1956 deri në vitin 1984, nga të cilët, i fundit është Joe, i cili kur ka lindur ishte bërë xhaxha dy herë, mbesa e parë e çiftit ka lindur në vitin 1975 dhe quhet Jeannine, ndërsa nipi i fundit ka lindur 40 vite më vonë, në vitin 2015 dhe quhet Jaxton Leo. Zangerët janë një familje shumë e bashkuar dhe takohen shpesh mes tyre në festa tradicionale, por për tu mbledhur duhet një person që të merret me të gjithë organizimin, çka është një punë me të vërtetë e vështirë.

Lajmet e fundit nga