LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Letra e djalit të mjekut për kryeministrin Rama

29 Maj 2015, 09:09, Aktualitet CNA

Një 14 vjecar nga qyteti i Korcës i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama,  Zv. Kryeminister Niko Peleshi dhe ministrit të Shëndetësië, Ilir Beqaj. 14 vjecari shpreh shqetësimin e babait të tij, i cili është pushuar nga puna si mjek-kirurg, profesion të cilin e ushtronte prej vitesh në Spitalin Rajonal të Korcës.

I riu bën me dije se i ati është specializuar në shumë vende të botës , duke perfeksionuar profesionin e tij dhe se nuk asgjë shkak që të mos vazhdojë punën.

Më tej shkruan  se edhe pas shumë letrave të dërguara qeveritarëve, i ati nuk ka marr asnjë reagim apo përgjigje nga ana e tyre.

14 vjecari e mbyll letrën me thirrje për zgjidhjen sa më të shpejt të  këtij problem dhe babai I tij të kthehet në vendin që i takon, si mjek-kirurg në Spitalin e Korcës.

Letra e plotë e 14 vjecarit dërguar kryeministrit, Edi Rama 

Te nderuar Z. Kryeminister Edi Rama

 

Quhem Vangjel Nikolla Nunka,  jam 14 vjec nga Korca.  Kam nje kohe te gjate qe ndjehem shume i shqetesuar dhe nuk fle naten per babin tim te dashur sepse nuk kane te mbaruar hallet dhe shqetesimet e tij. Babi im eshte nje mjek Kirurg i Specializuar ne shume vende te Botes si Itali, Japoni, Gjermani, Austri, Bullgari etj. Ai zoteron shume gjuhe te huaja dhe me pasion te madh dhe sakrifica, ka sjelle te reja te shkences kirurgjikale ne qytetin tone. Nuk e kuptoj pse duhet te vuaje ai kaq shume???! Sot ne mengjes ju komunikua nga Drejtoria e Spitalit, prishja e kontrates se punes dhe nxjerrja e tij ne mes te kater rrugeve si te papune.  C’fare paturpesi dhe hakmarrje eshte kjo ndaj familjes time? Pse duhet te vuaj une kaq shume ne kete moshe te mitur duke e pare cdo minute deshperimin  e prinderve te mi te dashur? Oh sa keq po ndjehem! Zoterinj Qeveritare, pse heshtni dhe nuk pergjigjeni ndaj letrave te babit tim, duke e lexuar qarte te verteten e shprehur ne ato letra prej tij. Mos lejoni kete padrejtesi te turpshme ndaj babait tim, dhe te behet shkak i vuajtjeve te pafund te familjes time. Ke duhet te vrase ndergjegjia qe une ne kete moshe te vogel te pesoj tronditje kaq te madhe shpirterore per kete hakmarrje te shemtuar qe po i behet familjes sime te ndershme.

Jam shume i sigurt se nuk ka njeri me te  Ndershem se babai im! Ju lutem shume te degjoni thirrjen e nje djali 14 vjec qe kerkon nga ju nje pergjigje sa me te shpejte ndaj letrave qe ju ka derguar babai im dhe zgjidhjen e ketij problemi ai te kthehet ne vendin qe i takon dhe e meriton si kirurg i nderuar ne Spitalin e qytetit te Korces.

Me besoni, po them te verteten dhe ato qe ndjej thelle ne zemren time.

Me repsekt, Vangjel Nikolla Nunka, Korce.

Lajmet e fundit nga