Connect with Us

Fatos Klosi: Vuçiç do shkarkohej nga detyra nëse nuk bënte deklaratën provokative

Politikë

Fatos Klosi: Vuçiç do shkarkohej nga detyra nëse nuk bënte deklaratën provokative

Publikuar

-

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka komentuar vizitën e parë të një kryeministri serb në Tiranë, duke u ndalur kryesisht te konferenca për shtyp e dy kryeministrave dhe te mesazhet e artikuluara. Sa i takon deklaratës “Kosova është Serbi”, Klosi tha se Vuçiç foli me gojën e Nikoliç dhe të udhëheqësve politikë të Beogradit për çështjen e Kosovës. Klosi tha se kjo deklaratë ishte formale, duke shtuar se Vuçiç është detyruar të thotë një gjë të tillë, pasi në të kundërt do ta priste shkarkimi. “Vuçiç foli me gjuhën e Nikoliç, pasi në të kundërt, do t’i vërsulej opinioni publik serb.

Vuçiç ishte i detyruar të bënte një deklaratë të tillë për Kosovën. Ajo ishte një deklaratë formale”, u shpreh Klosi. Ish-kreu i SHISH tha se askush nuk duhet të presë, që një kryeministër serb të thotë se “Kosova nuk është Serbi”. “Nuk duhet të presë asnjëri që Vuçiç apo ndonjë kryeministër tjetër serb që do të vinte, të thoshte të kundërtën, që Kosova nuk është Serbi. Edhe takimet që bëhen, del shumë qartë se tashmë Kosova është etni më vete. Shumë pozitive ishte edhe deklarata e kryeministrit të Kosovës, i cili tha se duhet të fokusohemi te çështjet e zhvillimit ekonomik”, theksoi Klosi.

Ai nënvizoi se tashmë liderët e rajonit kanë vendosur të lënë pas problemet dhe konfliktet e së kaluarës dhe të fokusohen te ato çështje që janë parësore për to. “Edhe nga konferenca e kryeministrave të rajonit u duk qartë se, liderët e rajonit do të fokusohen tashmë te ato çështje që kanë të bëjnë me procesin e integrimit dhe te zhvillimi ekonomik. Pra, këtu kuptohet qartë që deklarata e Vuçiç ishte thjesht formale për Kosovën. Vuçiç, ashtu si edhe Rama, janë të interesuar për integrimin e dy vendeve dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira të reciprocitetit, sidomos në fushën ekonomike”, u shpreh Klosi.

Klosi për takimin Rama-Vuçiç   Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka vlerësuar me nota pozitive takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ai theksoi se ky takim ishte tepër normal, ndryshe nga ai në Serbi mes dy kryeministrave, ndërsa meritën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Klosi ia atribuoi vetë Ramës. “Ishte një takim normal. Ishte një vizitë për të përmirësuar atmosferën që u krijua në Beograd. Ky takim ishte një hap tepër pozitiv.

LEXO EDHE:  Zgjidhja për Kosovën me Vuçiçin e vetëm kundër të gjithëve?

Rama mori iniciativën për të ftuar në Tiranë kryeministrin Vuçiç për të normalizuar marrëdhëniet tensionuese me Serbinë pas ngjarjes në Beograd”, u shpreh Klosi. Ish-kreu i SHISH duke komentuar takimin e kryeministrave të rajonit, theksoi se të gjithë ishin në unison për të harruar konfliktet mes vendeve fqinje. “Lidhur me takimin e fundit të kryeministrave të rajonit, ishte mesazh për Bashkimin Europian, që të kthejë sytë nga vendet e Ballkanit”, u shpreh Klosi. Ish-kreu i SHISH vuri në dukje se liderët e rinj të rajonit janë më të moderuar se paraardhësit e tyre, pasi një konflikt mes fqinjëve, do t’i çonte vendet hapa mbrapa në histori.  nuk#sthash.ZPsCptSY.dpuf

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kërkon të trembë politikën amerikane”/ Paralajmërimi i Ngjelës: Meta është në fundin e tij politik

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela thotë se presidenti Ilir Meta po kërkon të trembë politikën amerikane që kjo të ndalojë operacionin antikorrupsion në Shqipëri.

Sipas Ngjelës, shqiptarët po presin me padurim që, në trupin e shtetit të tyre të korruptuar të fillojë operacioni kirurgjikal për pastrimin e infeksionit njëqindvjeçar.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Meta nuk ka më të ardhme politike, le të bëjë çfarë të dojë!

“Në Shqipëri është bërë grusht shteti”, thotë Meta. Por, Shqipëria është shtet i NATO-s: na ka thënë gjë Brukseli dhe Uashingtoni për këtë lloj grushti? Asgjë. Po shkarkimi i Metës, grusht shteti është? Çdo shkarkim me vota në një parlament, është i ligjshëm. Kjo është demokracia
Prandaj, të gjithë sot po tallen me një president shqiptar që kërkon të trembë Uashingtonin pa ushtri, por vetëm me ca hajdutë që i vinë qark. “Do shpërndaj Parlamentin”, sokëllin Meta nepër korridore, kurse pyetja që i drejtohet atij në këtë rast është kjo: ku i ke tanket, zoti Meta? Parlamenti shpërndahet ose në funksion të votës, ose me tanke, dhe jo me letra. Por, tanket në Shqipëri drejtohen nga NATO. E di këtë, ti zoti Meta?! Prandaj, pikërisht për këtë, po tallen me Metën institucionet ndërkombëtare që mbikëqyrin Shqipërinë”, shkruan Ngjela.

LEXO EDHE:  PD sqarim me 16 pika/Ja ku bashkohemi dhe ndahemi për marrëveshjen

LEXO EDHE:  Ngujimi i studentëve/ Reagon Rama

Sipas tij, Meta është në fundin e tij politik.

“Fundi i Metës, është gëzimi i shqiptarëve dhe fillimi i Shqipërisë së re.
Po të tjerët? Ata vijnë më pas, me radhë…”, përfundon Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Abuzimi me çmimet e dezinfektantit të duarve/ Braçe: Turp! Këtu s’është si në Milano

Publikuar

-

Nga

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar pas abuzimit të çmimeve për dezinfektanitin e duarve.
Braçe thotë se ky është një turp pasi nga 90 lekë një ditë më parë sot ka shkuar 180 lekë.

Zv.kryeministri thekson se organet fiskale duhet të bëjnë detyrën lidhur me këto raste.

“Ështe turp! Ështe biznes i neveritshëm! Në një rast të ngjashëm dje në Milano, prokurorët hapen hetim menjëherë. Këtu s’është si në Milano ndonjëherë, kështu që minimumi organet fiskale të bëjnë detyrën”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dokumentet/ Të gjithë oligarkët paguajnë kunatin e Bashës

Publikuar

-

Nga

Hipokrizia dhe gënjeshtrat politike të Lulzim Bashës nuk i përbëjnë më përshtypje askujt. Tashmë CNA.al ka treguar me fakte konkrete, rast pas rasti, sesi gënjen publikisht dhe sesi e përdor propagandën për show Lulzim Basha. Duke gënjyer shqiptarët, duke u tallur me ta, me hallet dhe me problemet e tyre.

Sot neë po tregojmë sërish për të disatën herë me fakte, të vërteten e Lulzim Bashës dhe të familjarëve të tij, të cilët paguhen nga “oligarkët”.

Lulzim Basha del në ekran, flet për “oligarkët”, vetëm kur ka hall dhe kur e urdhërojnë familjarët e tij, për interesat e tij krejtësisht personale dhe private.

Më poshtë do të shikoni një listë faturash që CNA.al ka siguruar nga burime zyrtare, pra në tatime. Dokumentet tregojnë se kush janë punëdhënësit më të mëdhenj për “Landmark Communication”, kompania e kunatit të Lulzim Bashës, e cila ka filluar aktivitetin në vitin 2012 dhe në vitin 2019 ka arritur kulmin me gati 2.4 miliard lekë xhiro.

Nga e majta Erjon Isufi, Odeta Male ne qender, Aurela Basha (Isufi) djathtas

Milionat e dollarëve dhe miliardat e lekëve duket se nuk janë problem për Lulzim Bashën, pasi një pasuri të tillë marramendësi ai e ka edhe vetë. Por, kur ai flet në publik për oligarkët dhe bizneset që paguajnë tek kompania e kunatit të tij, që drejtohet nga bashkëshortja e Lulzim Bashës, e cila është 24 orë prezente në “Landmark Communication”, tregon në fakt se kush është kreu i Republikës së re.

Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, pronari i “Landmark Communication”, vitin e kaluar ka bërë një rekord historik në xhiron e kompanisë së tij dhe gjithçka duket qartë në listpagesat e mëposhtme.

Ata që Lulzim Basha i quan “oligarkë”, janë pagatorët e tij më të mëdhenj. Me emra nga i pari tek i fundit. Ata që sulmon ndonjëherë në konferenca shtypi dhe ua harron shpejt emrin. Ashtu si në rastin e Rrugës së Kombit, kur gjoja iu “dogj barku” për kuksianët që protestuan dhe më pas ata i la në rrugë, ndërsa tani shkon dhe iu thotë që do të anullojë koncesionin.

LEXO EDHE:  Zgjidhja për Kosovën me Vuçiçin e vetëm kundër të gjithëve?

LEXO EDHE:  “BE është si ajo vajza që e duan 6 djem”/ Vuçiç: Nesër do takohem me Macron

Ashtu siç ndodhi me ligjin e Arsimit të Lartë, për të cilin tha se do ta çonte në Gjykatën Kushtetuese, dhe nuk e dërgoi kurrë. Dhe tashmë faktet dihen. Ai premton se do ta anullojë ligjin në fjalë.

Më tej janë edhe disa media, për të cilat kohët e fundit Lulzim Basha nuk ka thënë asnjë fjalë.

Edhe pse CNA.al ka treguar me fakte dhe dokumente ekskluzive lidhjet e konçesioneve të qeverisë dhe oligarkëve me televizione private, Lulzim Basha hesht. Edhe pse është një fakt i vërtetuar me dokumente, sesi paratë nga qeveria, paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë tek kompanitë koncesionare dhe më pas ato shkojnë në kompani dytësore të pronarëve të televizioneve.

Nga ana tjetër, është po ky Lulzim Bashë, i cili i përmend “oligarkët” sipas interesave të tij, siç ndodhi me Agron Papulin dhe vilat e tij luksoze në kompleksin “Long Hill”.

Më tej, po sjellim me fakte dhe detaje, faturat me emrat konkretë, se kush janë personat kryesorë të cilët kryejnë punime dhe iu priten fatura nga Landmark Communitacion, për ta kuptuar lidhjen e Lulzim Bashës me “oligarkët”, nëpërmjet familjarëve të tij./ CNA.al

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekonomia shqiptare në krizë/ Bizneset e kunatit të Bashës, lulëzojnë

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Kompanitë e familjarëve të Bashës 2 miliardë lekë xhiro, deklarojnë fitime thërrimet/ Evazion fiskal qindra milonë lekë?!

LEXO TE PLOTE