LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja mbi vrasjen e 3-fishtë

29 Maj 2015, 13:18, Aktualitet CNA

Vijojnë hetimet mbi vrasjen e 3-fishtë që ndodhi para dy ditësh te bulevardi “Zogi I” në kryeqytet.  Policia ka  bërë me dije se Markeljan Doçi ka pranuar vrasjen në Holandë. Ndërsa, viktima Durim Sulku është vëllai i Besnik Sulkut që u vra në Tiranë.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se Mentor Lufi po verifikohet për vrasjen e një shokut të tij në Itali. Po ashtu, janë zbardhur detaje edhe nga ekspertiza mbi italianin Salvatore Letizia.   Ekspertiza nga Prokuroria ka njoftuar se italianit iu gjetën gjurmë baruti në duar e veshje. Baruti implikon përfshirjen e tij në vrasjen e Mentro Lufit ose Gerti Goxhajt.

Lajmet e fundit nga