Connect with Us

Dako: Do ndërtojmë 14 shkolla të reja dhe 1 profesionale

Politikë

Dako: Do ndërtojmë 14 shkolla të reja dhe 1 profesionale

Publikuar

-

Kandidati i PS për Bashkinë e Durrësit Vangjush Dako ka deklaruar në një takim të rinj të Sukthit që votojnë për herë të parë se gjatë mandatit të ardhshëm do të ndërtohen 14 shkolla të reja si dhe do të hapet një shkollë profesionale për bujqësinë.

“Do të ndërtojmë 14 shkolla të reja ku secila do të ketë sipërfaqe 5 mijë metra katror dhe një shkollë profesionale me drejtim bujqësinë, pasi për kohën që jetojmë sot është bërë i domosdoshëm aplikimi i teknologjive të reja edhe në fushën e bujqësisë’ u shpreh Dako.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali seksual në liceun e Fierit/ Kërpaçi: Kriminale heshtja e qeverisë

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar lidhur me skandalin e ndodhur në shkollën e mesme artistike ‘Jakov Xoxa’ në Fier, të publikuar nga emisoni “Stop” ku mësuesit janë kapur në përgjime duke ngacmuar seksualisht nxënëset.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kërpaçi  e ka konsideruar si skandaloze heshtjen e qeverisë.

“Është kriminale heshtja e qeverisë ndaj fakteve të publikuara nga emisioni STOP mbi një skemë madhore të abuzimit seksual të nxënësve të shkollës së mesme artistike Jakov Xoxa në Fier prej mësuesve të tyre.

LEXO EDHE:  Pezullohen punimet tek “Veliera”/ Vendimi i marrë në fshehtësi

LEXO EDHE:  Pezullohen punimet tek "Veliera"/ Vendimi i marrë në fshehtësi

Deri më sot asnjë zyrtar i qeverisë nuk ka dënuar rastin, i cili ka tronditur çdo prind në Republikën e Shqipërisë që sot pyet veten mbi sigurinë e fëmijëve të tyre nëpër shkolla.

Çdo ditë që Besa Shahini vazhdon qëndron në drejtimin e arsimit është rrënim i cilësisë së arsimit dhe mbështetje për këto sjellje të rrezikshme ndaj fëmijëve.

Çdo ditë që qeveria Rama qëndron në drejtimin e qeverisë lulëzojnë antivlerat dhe rrënimi i shoqërisë Shqiptare.

Largimi i kësaj qeverie është emergjencë Kombëtare!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’kemi luks t’i humbasim”/ Manastirliu tregon paketën që synon rikthimin e mjekëve

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka folur mbrëmjen e sotme për largimin e mjekëve dhe infermierëve në masë nga Shqipëria.

Ministrja tha se kjo është një e vërtetë që e kanë pranuar, ndërsa theksoi se lëvizja e mjekëve nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por dhe vendet e tjera të Europës.

Manastirliu deklaroi se qeveria shqiptare po përgatit një paketë për rikthimin e bluzave të bardha nga diaspora.

“Takimi jonë i fundit me ministrinë Diasporës, dhe me mjekët që kanë paraqitur interesat për bashkëpunim, që duan të vendosin kontakte dhe për të vlerësuar rikthimin në vend. Lëvizja e lirë e mjekëve nuk është një fenomen që ka prekur vetëm Shqipërinë, por vendet europiane. Është një lëvizje e lirë e trurit për të gjetur mundësi më të madhe. Qeveria po përgatit një paketë atraktive për të rithithur trurin e mjekëve që janë larguar dhe në vite të mëparshme. Shqiptarë të kualifikuar kanë ikur gjithmonë. Po bëjmë gati një paketë për rikthimin e tyre dhe rritjen e tyre profesionale dhe angazhimin e tyre këtu. S’jemi në një alert, Shqipëria se vuan mungesën e mjekëve sot.
Ne nuk kemi luksin që të humbim asnjë mjek. Vetëm në 2 vitet e fundit janë mbi 2 mijë infermierë që janë punësuar. Nuk kemi ende një shifër të largimit të mjekëve. Nëse në 2016 ka pasur mbi 20 mjekë që kanë kërkuar certifikata të sjelljes së mirë. Presim dhe bonuset e mjekëve”, u shpreh ajo në emisionin “Real Story”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndarja e parakohshme e Vasil Tabakut/ Basha: Qëndroi besnik deri në fund për fjalën e lirë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të publicistit, gazetarit dhe shkrimtarit Vasil Tabaku.

Basha thekson se Tabaku ka qenë një nga aktivistët më të mëdhenj në gazetarinë shqiptare të pas viteve ’90, kundër rikthimit të censurës dhe autocensurës.

“Me emrin dhe zërin e Vasil Tabakut lidhen qindra emisione të drejtpërdrejta radiofonike e televizive të viteve 97-2001, në Radio “Kontakt” dhe TvATN1, një shërbim i madh kombëtar kundër përpjekjeve të gjithanshme për vendosjen e medias nën kontrollin e pushtetit të ardhur me dhunë pas rebelimit të 97-s. Ato emisione kishin vulën e Vasil Tabakut, kontributin e tij të pazëvendësueshëm dhe janë një leksion i përhershëm për brezat e rinj të gazetarisë në Shqipëri, se si duhet luftuar konformizmi në profesion dhe se si duhet të ruhet misioni i fjalës së lirë”, shkruan Basha, ndërsa kujton angazhimin e tij në struktura drejtuese të organizatave që vetërregullojnë gazetarinë.

Basha thotë se shkrimtari i qëndroi besnik deri në fund misionit të shenjtë për fjalën e lirë dhe përmend angazhimin e tij në Partinë Demokratike, pasi Tabaku ka qenë kryeredaktor i gazetën “Tirana Demokratike”.

“Vasil Tabaku u largua shpejt prej nesh, duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm, jo vetëm në komunitetin e medias, por edhe tek lexuesit e shumtë të poezive, eseve e romaneve të tij. Por shembulli i tij i rreshtimit të fortë publik kundër censurës dhe vargonjve që pushteti synon pandërprerë t’i hedhë medias së lirë janë një trashëgimi e vyer se asnjëherë s’është shumë e s’është tepër për t’u renditur tek ithtarët e fjalës së lirë dhe jo tek puthadorët e pushtetit të radhës. Unë dhe gjithë anëtarësia e kryeqytetit e Partisë Demokratike, ku Vasil Tabaku militoi për shumë vite, i gjendemi pranë familjes në këtë moment dhimbjeje të pafund dhe lutemi që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar”, nënvizon kryedemokrati./ CNA.al

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur

LEXO TE PLOTE