LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e PD per dhune ne Sukth, reagon Policia: Autoret jane shpallur ne kerkim

29 Maj 2015, 16:47, Kronika CNA

Lidhur me deklaratën e Nënkryetarit të Partisë Demokratike Edmond Spaho, Policia e Durrësit sqaron se pas incidentit ku janë goditur punonjës të INUV të Bashkisë Sukth, në datë 27 maj 2015, janë marrë deponimet e personave të lënduar dhe është rindërtuar skena e ngjarjes, nën drejtimin e Prokurorit të çështjes si edhe është marrë kontakt me zv/Prokurorin e rrethit. Mbi bazën e këtyre deponimeve, rezulton se të vetmit persona që kanë ushtruar dhunë fizike mbi ta janë shtetasit G.D., dhe B.K., banues në Sukth, të cilët janë shpallur në kërkim menjëherë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë. Shtetasi i përmendur nga zyrtari i PD-së, Berti Hoxha, mbi bazën e dëshmisë së personave të lënduar, vetëm ka debatuar më herët me ta, por nuk është përfshirë në konflikt fizik. Policia e Durrësit, duke ftuar çdo qytetar apo subjekt politik të ndihmojnë në luftën kundër paligjshmërisë dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt, konfirmon se udhëhiqet vetëm nga ligji në punën e përditshme dhe do të zgjedhë t?i rrijë larg debatit politik.

Lajmet e fundit nga