LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Celet Forumi Ekonomik/ Rama: Një epokë e re për Ballkanin

28 Maj 2015, 07:35, Politikë CNA

Kryeministri  Edi Rama ka hapur punimet e Forumit Ekonomik të Vjenës, i cili mbahet në kuadër të Samitit të Berlinit ku vendet e Rajonit do të bëjnë gati projektet konkrete.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se ky forum është një epokë e re për Ballkanin.

?Nuk kemi kohë të shohi mbrapa por duhet të ecim para. Synimi ynë është të bëhemi antarë të Bashkimit Evropian. I gjithë Rajoni aspiron që në të bëhemi pjesë e BE? u shpreh kryeministri Rama.

Ndërkohë, gjatë fillimit të Forumit u takuan dy kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandër Vucic dhe Isa Mustafa.

Në forumin ekonomik të Vjenës marrin pjesë 7 vende, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Greqia, por kjo e fundit ka refuzuar ftesën dhe kryeministri Aleksis Tsipras nuk do të jetë i pranishëm.

Lajmet e fundit nga