LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blushi:Shkolla ka mbaruar kur mesuesit perdoren per vota

28 Maj 2015, 15:08, Sociale CNA

Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur me tone të ashpra sot në parlament, ndërsa ka folur për sistemin arsimor në vend. Sipas tij, shkolla mbaron kur mësuesit përdoren si kope për të mbledhur votat me detyrim.

Blushi foli për mësuesit, për të cilët tha se nuk duhet të jenë të politizuar. ?Kur i përdorim mësuesit si kope të mbledhim votat si detyrim, këtu shkolla ka mbaruar. Nga 40 mijë mësues janë minimumi 20 mijë komisionarë. Nëse i fusni këta në zgjedhje, shkolla ka vdekur. Mësuesi nuk mund të jetë i politizuar. Ai nuk mund të përdoret për zgjedhjet. Ky projekt ligj i jep të drejtën të largohej një mësues. Po kush i emëron mësuesit? Po bëjmë zgjedhjet mbi një sistem me 61 njësi. Për arsimim ka një 36. Një polic, një doganier mund të jetë komisioner në zgjedhje. Mësuesi nuk mund të jetë komisioner në zgjedhje, nuk mund të jetë i politizuar?,- u shpreh Blushi.

Ai ka deklaruar nga foltorja e kuvendit se arsimi profesional në Shqipëri po dështon, ndërsa shprehet se duhet kthyer pasioni në shkollë.

Deputeti socialist deklaroi se fëmijët e Shqipërisë arsimohen më keq se të gjithë në rajon. Sipas tij, në 10 fëmijë që futen në klasën e parë, 6 mbarojnë arsimin e mesëm, ndërsa 4 të tjerë ?mbeten rrugëve?.

?Arsimi profesional po dështon. Sot ka ardhur koha që ta trajtojmë si diçka të mesme mes gjimnazit dhe universitetit, gjë që nuk ndodh. Ka ardhur koha ti kthejmë pasionin shkollës. Nuk ka më pasion shkolla. Shoh fëmijë që shkojnë pa dëshirë në shkollë. Nuk është më pasioni që ka qenë, ka humbur. Është shkolla, mësuesit komuniteti, teknologjia, libri që mund ti shtojnë shkollës pasion?,- tha Blushi.

Sipas tij, nuk do të kemi nivel ekonomik po nuk patëm arsim. Ai deklaroi se duhet kthyer pasioni duke e menaxhuar ndryshe shkollën, pasi ajo është e vetmja rrugë për të dalë nga kjo gjendje ekonomike.

Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, sapo ka përfunduar z. Blushi, deklaroi: ?Kush mendon se pasioni në shkollë kthehet me ligj, jeton jashtë realitetit?.

Lajmet e fundit nga