LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Lamajt, shtyhet gjyqi për Arben Frrokun

27 Maj 2015, 10:22, Kronika CNA

Është shtyrë seanca  gjyqësore  në ngarkim të Arben Frrokut  nga Gjykata e Apelit  për Krimet e Rënda.   Frroku akuzohet për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj. Seanca për të akuzuarin u shty për në 10 qershor pasi mungonte avokati mbrojtës.

Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila e shpalli të pafajshëm Arben Frrokun.   Vendimi do të jetë në dorë të një treshje gjyqësore, drejtuar nga relatori Fehmi Petku, ndërsa pala mbrojtëse do të pretendojë në pafajësi bazuar nga vendimin e shkallës së parë që nuk mori parasysh dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka.

Lajmet e fundit nga