Connect with Us

Vizita e Vuçiç, mediat serbe: Rama provokon sërish

Politikë

Vizita e Vuçiç, mediat serbe: Rama provokon sërish

Publikuar

-

Vizita e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në Shqipërië shtë përcjellë me interes edhe nga mediat serbe. Kosova është Serbi-ishte fjalia e kryeminsitrit serb Vucic, gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë, e cila u kthye në kryetitull për disa prej mediave serbe. Lapsi.al sjell disa prej reagimeve të tyre të para.

Gazeta “Kurir”:

Rama provokon perseri: “Te drejtat e komunitetit shqiptar ne Presheve te respektohen njelloj si te drejtat e plota qe gezojne serbet ne veri te  Kosoves”.

E perditshmja serbe, e vemendshme rreth zhvillimeve gjate vizites se Vucic ne Tirane, e nenvizoi fjaline e Rames rreth nevojes per respektimin e marreveshjes se Ohrit dhe te drejtat e plota per shqiptaret e Maqedonise. Por “Kurir”i ben pershtypje edhe deklarata e kryeministrit shqiptar per tejkalimin e barrierave mes paleve gjate konferences per mediat me homologun e tij serb.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Fytyra e Ramës në pasqyrën e Brukselit

Televizioni “B92”

Kryeministri shqitpar: Kemi diferenca. Vuçiç: Diferenca mes nesh, Kosova

Te vetedijshem se ndahen ne disa qendrime,kryeministrat e Serbise dhe Shqiperise,ne konferencen e perbashket per mediat thane se jane bashke ne rrugen qe ofron paqe e siguri per rajonin. Te dyja palet theksuan diferencat mes qeverive,duke permendur ketu,ndasite e tyre dhe mosmarrveshjet per ceshtjen e Kosoves e Metohise-shkruan B92-shi serb.Kryeministri serb,theksoi se en Tirane perfaqeson zerin e qytetareve serb dhe eshte i lumtur per marrdhenjet mes vendeve,qe sot,jane me te mira se kurre-shkruan B92.Portali rikujton edhe qendrimin e kryeministrit shqiptar,rreth dialogut Prishtine-Beograd,duke e vleresuar ate si nje dere per hapjen e nje kapitulli te rendesishem ne permiresimin e marrdhenjeve mes paleve.Kreret u shprehen kunder barrierave ne tregti,kulture e shkence mes vendeve per te kontribuar ne nje rajon pa kufij, permbyll shkrimin b92-shi serb.

Lapsi.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Erion Braçe falenderon liderët e BE-së/ Kunja për ata që votuan kundër

Publikuar

-

Nga

brace thirrje analisteve, mos harroni 21 janarin

Zvendëskryeministri, Erion Braçe, ka postuar një status në faqen e tij në rrjetet sociale, ku falenderon liderët e BE-së, dashamirës për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa ironizon me kunja ata që, sipas tij:”na njohin prej azilantëve”.

“#E VERTETA TROÇ!

Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka,
zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!

Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës,
aspiratën tonë evropiane, te përjetshme,
ja dëshmon kujtdo që s’na njeh,
zoti Conte, kryeministër i Italisë!

Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian!

Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne,
zoti Sassoli, president i Parlamentit Evropian!

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Fytyra e Ramës në pasqyrën e Brukselit

LEXO EDHE:  U bëri thirrje për pjesmarrje në konkurs/ Qytetarët-Ramës: Tradhëtar kombi

Ju jemi mirënjohës pa fund!
Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi
qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme,
nuk na njeh hiç;
duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash,
por oferte në atë treg;
I BEJME NE PUNET TUAJA,
MADJE ME TE RENDAT,
MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!

Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!”, shkruan Braçe/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveris si një harbut i vërtetë”/ Ish ministri i Drejtësisë shpërthen ndaj Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer ndaj qendrimit justifikues që ka mbajtur kryeministri Edi Rama, lidhur me moshapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një postimi në faqen e vet në rrjetet sociale, manjani e etiketon ironikisht Ramën si “udhëheqës”, ndërkohë që nuk ngurron ta quaj dhe “harbut të vërtetë, që qeveris pa votën e shumicës së shqiptarëve”.

“Ka një diferencë qëndrimi ndërmjet Francës dhe Gjermanisë”- thotë udhëheqësi.

Dakort, por as Gjermania në vetvete nuk sugjeronte në qëndrimin e saj çeljen e menjëhershme të negociatave. Përkundrazi, duhet të tregonim se dimë të bëjmë zgjedhje dhe dimë të bëjmë shtet jo politik, pastaj mund të çeleshin bisedimet për anëtarësim.

Për çështjen e Shqipërisë ndarja nuk ka qenë aspak esenciale, por thjesht procedurale. Në esencë Gjermania ishte gati të pranonte çeljen e bisedimeve menjëherë me Maqedoninë, por jo me Shqipërinë, të cilës i vuri kushte.

Franca ishte më e sinqertë në qëndrim kur nuk pranoi të bëhej ndarja në trajtim të Maqedonisë nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Serbia rikthen fletë-arrestet ndaj shqiptarëve të Kosovës

LEXO EDHE:  Albin Kurti: Ç’kërkoj nga Rama dhe pse nuk do lejojë Serbinë që të na përçajë

Nuk po përmendim këtu Hollandën që ishte po aq e prerë për të na veçuar nga Maqedonia dhe për të mos na çelur negociatat.

Nuk po përmendim këtu as faktin se përse dështoi rëndë të çelte vjet apo parvjet negociatat, kur Franca ende “mahnitej” nga lapsat me ngjyra dhe atletet me të cilat ky karagjoz shfaqej atje.

Kështu që fshehja pas Gjermanisë nuk e shpëton dot dështakun tonë që qeveris ende pa votën e shumicës së Shqiptarëve si një harbut i vërtetë.

Të paktën pranojmë në fund se nuk qenkan hapur negociatat, që i shpalli të hapura që para dy vitesh. U vetdenoncua si mashtrues publik!

Tani Ai nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet! Duhet shporrur për mashtrim publik dhe sistematik që i ka bërë vendit e popullit të vet!

Enough is enough!”, përfundon statusi i ish ministrit manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fjalimi përballë liderve të BE-së/ Grida Duma masakron Ramën: Je aty për të lypur, lyp!

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, nga studio e “Zonë e Lirë”, ka kritikuar së tepërmi qëndrimin dhe fjalimin  e Ramës sot përballë liderve të BE-së.

Sipas Dumës, sot nuk ishte një ditë ku kryeministri duhej të jepte urdhëra.

“Rama sot ishte në një pozitë ku duhet të lypte, jo të jepte aty urdhëra të llojit që: “Makroni duhet të …”. Je aty për të lypur të hapen negociatat ore zotëri, lyp”, është shprehur ndër të tjera Duma./ CNA.al

LEXO TE PLOTE