LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentat per hakmarrje, tre te vrare me arme zjarri ne bulevard

27 Maj 2015, 16:57, Aktualitet CNA

Nje perplasje me arme ka ndodhur pasditen e se merkures ne bulevardin Zogu i Pare ne kryeqytet prane fakultetit te Shkencave, ku si pasoje kane humbur jeten tre persona, njeri prej te cileve pasi ishte derguar me urgjence ne spital. Mesohet se viktimat kane qene ne nje makine Tuarge kur kane vene re se mund te ishin pre e nje atentati. Sipas policise, ata e kane futur makinen ne trotuar, kane dale prej saj dhe kane vrapuar por jane arritur nga vrasesit. Ata jane qelluar me arme, e si pasoje kane marre plage fatale. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes per te marre provat dhe deshmite.

Deri tani mesohet vetem identitei i nje prej viktimave, Mentor Lufi, Policia ka bere te ditur edhe identitetin e dy te tjereve, Besnik Sulku dhe Gerti Goxhaj, te tre me moshe pak me shume se te tridhjetata. Policia ka arrestuar dy persona, qe jane te perfshire direkt ne vrasje.

Burime policore bejne te ditur se po hetohet mbi pisten e hakmarrjes, pasi viktimat ishin perfshire me heret ne nje plagosje, e duket se nipi i te plagosurit ne fjale ka marre hak per xhaxhain e vet. Te tre personat qe kane humbur jeten jane me origjine nga Lura.

Tirana tronditet keshtu nga nje krim i rende ne mes te bulevardit, ndersa vemendja e policise ka qene e perqendruar tek vizita e kryeministrit serb Vucic ne Tirane.

Lajmet e fundit nga