LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A e shkurtojnë grindjet jetën

27 Maj 2015, 10:00, Lifestyle CNA

 

Shkencëtarët nga Gjermania, studimi i të cilëve është publikuar në gazetën ?Journal of Epidemiology & Community Health?, tregojnë se konfliktet e shpeshta e rrisin rrezikun e vdekjes në moshën e mesme.

Shkencëtarët kanë studiuar rreth 10.000 meshkuj dhe femra të moshës 36-52 vjeç. Ata u janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet e tyre shoqërore me partnerët, fëmijët, anëtarët e tjerë të familjes, fqinjët, miqtë dhe kolegët, transmeton Koha.net. Shkencëtarët shëndetin e tyre të përgjithshëm e kanë monitoruar për një periudhë 11-vjeçare.

Rezultatet kanë treguar se personat të cilët shpesh futen në konflikte me ndonjë anëtar të mjedisit të tyre shoqëror, kanë madje dy herë rrezik më të madh nga vdekja në moshën e mesme, në krahasim me persona që grinden rrallë ose nuk grinden fare.

Hulumtuesit theksojnë se rezultatet e këtij studimi nuk i kanë befasuar në veçanti ata. Konfliktet janë një nga burimet kryesore të stresit dhe studimet e mëparshme kanë treguar se stresi ka një efekt shumë të dëmshëm në shëndetin e përgjithshëm.

Nivelet e larta të stresit e rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, obesitetit, diabetit, depresionit dhe ankthit.

Ndonjëherë konfliktet thjesht nuk mund të shmangen, por në qoftë se ju jeni personi i cili është gjithmonë në konflikt me dikë dhe këtë nuk mund ta thoni për asnjë person tjetër, është e mundur që nuk dini të ballafaqoheni me lloje të caktuara të situatave.

Një nga mënyrat më të mira për t?i menaxhuar me sukses konfliktet është ta zhvilloni inteligjencën emocionale, për të cilën studimet kanë treguar se në shumicën e fushave të jetës është madje edhe më e rëndësishme se IQ-ja.

09:00 Lifestyle

Paltrow në Malibu

 Dukej mjaft bukur e veshur trendy me xhinsa dhe një kanatje...

Lajmet e fundit nga