LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Policia njofton planin e masave/ Qato shmangni levizjet

26 Maj 2015, 18:12, Aktualitet CNA

Drejtoria e Policisë së Shtetit, me strukturat në vartësi të saj, ka marrë një sërë masash për të garantuar rendin publik , sigurinë dhe mbarëvajtien e aktiviteteve që do zhvillohen me rastin e vizitës  së  Kryeministrit të Republikës së  Serbisë në Tiranë, më datat 27 e 28 Maj 2015, si dhe për të garantuar rendin e sigurinë në tërësi gjatë dy ditëve të zhvillimit të Samitit Ekonomik të Vjenës në Tiranë.

Në këtë kuadër, do të angazhohen, Strukturat Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë Publike, Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Drejtorisë së Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin, Drejtorisë së Antiterrorit, si dhe të Forcës së Posaçme Operacionale.

Në mbështetje të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe Durrës do të angazhohen strukturat e Forcave Lëvizëse Operacionale, konkretisht nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë 160 punonjës policie, si dhe nga Forcat Speciale Renea 80 punonjës policie.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë do të angazhohen gjithsej 850 punonjës policie, nga Shqiponjat , Patrullat e Përgjithshme, SPZ, Policia Rrugore, Hetimi i Krimit, si dhe nga Operacionet Speciale.

Gjithsej vëtëm në Tiranë do të angazhohen në terren 1090 punonjës policie. Ndërsa në teritorin e Qarkut Durrës do të angazhohen 220 punonjës policie.

Strukturat për Kufirin dhe Migracionin në nivel Qëndror dhe Rajonal kanë shtuar masat për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, si dhe për kontrollin e shtetasve në hyrje në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Gjithashtu Strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë  veprimet  me  Gardën e Republikës për të gjitha masat e sigurisë, me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Shërbimet e tjera Inteligjente për shkëmbimin e informacionit në kohë reale, si dhe me Ministrinë e Mbrojtjes, për monitorimin me helikopter të hapësirës ajrore të qytetit të Tiranës.

Përveç këtyre masave, theksojmë se nga Strukturat e  Policisë së Shtetit  janë marrë masat për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në të gjithë teritorin e vendit.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e qytetarëve dhe të medias për të gjitha masat e marra nga Policia e Shtetit , në veçanti ato për ndalim-qarkullimin e përkohshëm të automjeteve në disa akse rrugore të Qarkut Tiranë dhe Durrës, të cilat janë bërë publike gjatë paradites së sotme në komunikimet tona me median.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=opDvK3GZuNw&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

 

Lajmet e fundit nga