LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moska nis stërvitjen masive ushtarake për të testuar gatishmërinë

26 Maj 2015, 09:07, Kosova & Bota CNA

Forcat ushtarake ruse nisën një stërvitje masive që përfshin rreth 250 avione luftarakë dhe 12 mijë personel shërbimi, sipas ministrisë së Mbrojtjes së Moskës. Ministria e përshkroi stërvitjen katërditore si një inspektim masiv surprizë për të kontrolluar gatishmërinë për luftim.
Testi nisi në të njëjtën ditë kur NATO dhe disa nga partnerët e saj nisën stërvitjen e trajnimit në Arktik.
Veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe inkursionet në hapësirën ajrore të perëndimit kanë bërë që tensionet të rriten mes dy palëve.
Sipas raportimeve në agjencitë ruse, Interfaks dhe Tass, inspektimi i grupit të avioacionit dhe forcave ajrore të mbrojtjes në distriktin qendror të ushtrisë përfshin më shumë se 700 armë dhe mjete të tjera luftarake.
Gjatë stërvitjes, avionët me rreze të gjatë veprimi duhet të kryejnë goditje me raketa mbi objektiva stërvitorë në Republikën Komi.
Korrespondnetët thonë se strëvitja aktuale është ëprgatitje për një tjetër më të madhe të njohur si Qendra 2015 që pritet në pak muaj.
I pyetur për gatishmërinë e Rusisë, zëvendëskryeministri
Dmitry Rogozin bëri shaka duke thënë ?Tanket nuk kanë nevojë për viza?.
Politikani i njohur është vetë në listën e zezë të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara si pjesë e sanksioneve që pasuan aneksimin e Krimesë nga Rusia vitin e kaluar, atij i janë kufizuar opcionet e udhëtimit.
Rusia është kritikuar ashpër së fundmi për shkak të aktivitetit të shtuar ajror rreth vendeve nordike, përfshirë disa shkelje të hapësirës ajrore nga avionë ushtarakë.
Stervitja e NATO rreth dy javore në rajon ndërkaq, bazohet në veri të Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës. Në të përfshihen 115 avionë luftarakë dhe 3600 trupa nga nëntë vende.
Stërvitja e Arktikut përfshin trupa e avionë gjithashtu nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca e Holanda, të gjithë vende anëatre të NATO dhe nga zvicra neutrale.
Ministrat e Mbrojtjes së Norvegjisë, Finlandës, Suedisë e Danimarkës nënshkruan një deklaratë të përbashkët në prill ku e cilësonin agresionin ushtarak nga Rusia nsfidën më të madhe për sigurinë europiane.

Lajmet e fundit nga