LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I nxehti në Indi, shkon në 800 numri i të vdekurve

26 Maj 2015, 11:47, Kosova & Bota CNA

Bilanci i viktimave nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Indinë ka arritur në afërsisht 800 persona ndërsa temperaturat janë ngritur deri në 50 gradë në disa zona. Pjesa më e madhe e të vdekurve janë nga shtetet jugore, Tenangana dhe Andhra Pradesh, ku më shumë se 750 persona kanë humbur jetën që nga java e kaluar.

Raportimet thonë se 24 persona kanë humbur jetën nga vala e të nxehtit në Bengalin perëndimor dhe Orissa.
Spitalet janë në alarm për të trajtuar personat e goditur nga i nxehti dhe autoritetet kanë këshilluar njerëzit të qëndrojnë brenda shtëpive.

Lajmet e fundit nga