Connect with Us

Golfi rifreskohet me teknologjinë më të re

Teknologji

Golfi rifreskohet me teknologjinë më të re

Publikuar

-

Volkswageni ka konfirmuar se Golfi i ri do të vijë me teknologjinë më të re, përfshirë kontrollimin përmes gjesteve. Heinz-Jakob Neuser, zyrtar në kompaninë e njohur gjermane, ka thënë se modeli i rifreskuar do të arrijë në fund të 2016-ës si vetura e parë e në sektorin e vet që ka sistemin e kontrollimit përmes gjesteve. Teknologjia do të jetë identike me atë në konceptin Golf R Touch, që u shpalos në Consumer Electronics Show 2015 në janar. “Interieri vjen me teknologjinë e re të VW, me aplikacione të telefonave të mençur të dedikuara për automobila.Kontrollimi përmes gjesteve do të bëhet realitet në Golf në fund të vitit të ardhshëm”, ka thënë Neuser për AutoExpress. Sipas informacioneve të publikuara deri tani, sistemi i ri do të ketë tre ekrane dhe pesë sensorë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Teknologji

Fëmijët “pre” e një sfide kriminale/ Reagon “TikTok”

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

TIKTOK -ut i është dashur të ndalojë një sfidë të bërë virale që inkurajon fëmijët të vjedhin nga shkollat ​​e tyre.

Ky trend i dëmshëm në TikTok quhet “shuplaka mashtruese”.

Sipas The Sun, fëmijët që e aplikojnë duhet të perdorin termin “mbaroi” për vjedhjen me sukses të diçkaje.

“Sfida mashtruese” shfaqet shpesh në video të fëmijëve që vjedhin gjithçka munden nga shkolla.

Në lidhje me këtë situate, TikTok njoftoi se çdo video e lidhur me sfidën do të hiqet nga platforma.

Aplikacioni gjithashtu theksoi se përdoruesit e TikTok duhet të jenë të sjellshëm me shkollat ​​dhe mësuesit e tyre.



Faqja zyrtare në Twitter TikTok shkroi: “Ne po heqim këtë përmbajtje  dhe po ndjekim “hashtags” për ta ndaluar këtë situatë. Gjithashtu do të jemi të vëmendshëm në raste përseritje”.

LEXO EDHE:  Teknologjia avancon/Do të shpiket kompjuteri që parashikon vdekjen e njeriut

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy S8/ Vazhdojnë risitë

Më vonë shtoi: “Ju lutemi tregohuni të sjellshëm me shkollat ​​dhe mësuesit tuaj.”

Thuhet se ata të cilët e kishin aplikuar këtë trend kishin grumbulluar qindra miliona shikime.

Shumica e videove janë redaktuar për tu bërë pjesë e këngës, së Lil B “Ski Ski BasedGod”, shkruan CNA.al

Një zëdhënës i TikTok na tha: “Ne presim që komuniteti ynë të jetë i sigurt, dhe ne nuk lejojmë përmbajtje që promovon ose mundëson aktivitete kriminale”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Suksesi në rrjetet sociale/ Këshillat që duhet të ndiqni

Publikuar

-

Nga

Ekzistenca e rrjeteve sociale ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë bisnezet por jo vetëm, sepse ofrojnë një shumëllojshmëri metodash marketingu. Publikimi i informacionit, aksesi në Web, audienca e madhe ndihmojnë në reklamimin e shërbimeve të ndryshme në çdo cep të botës.

Por është shumë e rëndësishme të ndjekim dhe planifikojmë nje strategji të mirë në mënyrë që të kemi sukses.

Nëse duam të arrijmë shumë ndjekës dhe per rrjedhojë më shumë klientë duhet të përcaktojmë disa objektiva kryesore dhe të punojmë që ti arrijmë.

Ja disa keshilla që mund t’i ndiqni për të rritur performancën tuaj në rrjetet online.

– Publikoni vazhdimisht në të gjitha rrjetet që ju menaxhoni, për këtë është e dobishme të planifikoni ato me një minimum kohe paraprakisht.

– Herë pas here matni dhe merrni statistikat e pjesëmarrjes së markës në rrjete për të parë sa po ecni.

– Jini të vëmendshëm për çështjet aktuale për të gjetur trendin e momentit, preferencat dhe bisedat e përdoruesve.

– Monitoroni markën në të cilën veproni që të mund të përballoni konkurrencën.



– Bëni analiza të pjesëmarrjes ose fushatave specifike të markës në rrjete.

Kini parasysh që ka edhe aplikacione dhe mjete të tjera në internet që ndihmojnë në menaxhimin e mediave sociale për të kryer këto detyra.

LEXO EDHE:  WhatsApp sjell risinë që me siguri nuk do ta përdorni

LEXO EDHE:  WhatsApp sjell risinë që me siguri nuk do ta përdorni

Çfarë duhet të shmangni ?

Kini parasysh që menaxhimi duhet të jetë i vazhdueshëm. Për për këtë ju duhet të caktoni kohë specifike. Përshembull, nga ora “x” deri në orën “y” do të merrem më editimin e fotove.

Publikimet në rrjete duhet të rregullohen në mënyrë të tillë që të përshtatet me publikun e atij rrjeti. Çfarë postohet në instagram jo domosdoshmërisht duhet të jenë të njëjta në Facebook apo Linkedin, pavarësisht qëllimit, shkruan CNA.al.

Duhet të kemi parsysh që nuk  mund të postojmë përmbajtje të cilat bien ndesh me rregullat e rrjeteve sociale. Nuk duhet të kemi përmbajtje ofenduese, të kemi parasysh limitet që cakton secili rrjet Facebook apo Instagram ne lidhje me numrin e ndjekësve apo postimeve.

Ka shumë mjete që ndihmojnë për të bërë një menaxhimi të mediave sociale më të mirë. Përshembull gjetja e dikujt që ka me shujmë eksperiencë në fushen e menaxhimit të rrjetëvë sociale mund te jete shume e dobishme, pasi do të mbështetet nga përvoja dhe njohuritë, të cilat në shumë raste janë mangësi të kompanive në rrjetet sociale./CNA. al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Facebook shuan llogaritë e “Querdenker”

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet, cna lajme bote , cna teknologji

Gjiganti i internetit në SHBA i ka vënë qëllim vetes të heqë nga platformat e veta rrjetet “e dëmshme”. Kompania bllokoi një sërë llogarish të hapura në kohën e pandemisë së koronavirusit të lëvizjes “Querdenken”.

Facebook-u sipas të  dhënave të veta ka gati 150 llogari dhe grupe nga platformat e veta në internet, të cilat koncerni amerikan i ka klasifikuar që i përkasin lëvizjes së diskutueshme  “Querdenker”, mendim i skajshëm. Ky ë shtë  aksioni i parë  mbarë botëror, që  drejtohet kundër një grupimi, i cili “nxit dëm ndaj shoqërisë “, komunikoi menaxher i sigurisë  në Facebook, Nathaniel Gleicher.

Nathaniel Gleicher

“Querdenker” janë prekur tani në Facebook dhe në Instagram. Por nuk ë shtë  prekur shërbimi chat i tyre në WhatsApp, që gjithashtu i përket koncernit Facebook.

Nathaniel Gleicher: Përmbajtjet e “Querdenker” përmbajnë potencial dhune. Gleicher e akuzon lëvizjen “Querdenkern”, se në mënyrë  të përsëritur ka shkelur standardet e komunitetit në Facebook. “Ndër to bën pjesë  publikimi i informacioneve të rreme lidhur me shëndetin dhe nxitja e dhunës”, shpjegon menaxheri. Gjithashtu është identifikuar një listë e “Querdenker” në faqet e internetit, që nuk mund të lidhen më me Facebook-un.

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy S8/ Vazhdojnë risitë

LEXO EDHE:  FOTO/ Mazda nuk do ta prodhojë këtë makinë



“Corona-Diktatur”

Përmbajtjet e kontestuara, sipas Facebook, kanë  të bëjnë  në radhë të parë me përhapjen e “teorive të konspiracionit të “diktaturës corona”. Në  këto postime dhuna është  paraqitur si mjet i mundshëm për të sprapsur masat kufizuese të qeverisë lidhur me të drejtat e lirive personale në  emër të pandemisë.

Protesta kundër politikës së qeverisë gjermane, gusht 2021

Michael Ballweg, themeluesi i lëvizjes  “Querdenker”, deklaroi, se do të  ndjekë hapat ligjorë kundër shuarjes së llogarive në facebook. Faqja e facebook-ut “Querdenken 711” me mbi  30.000 të abonuar ka publikuar përmbajtje me temë  të drejtat themelore dhe liria e mendimit, Muajt e fundit ka pasur disa raste të hapjes së  proceseve kundër shuarjes së  llogarive, tha Ballweg./DW

LEXO TE PLOTE