LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Veliaj shperndan leje legalizimi ne Laprake

26 Maj 2015, 17:08, Politikë CNA

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ishte pasditen e sotme në Laprakë për shpërndarjen e legalizimeve së bashku me kreun e ALUIZNI, Artan Lame, nga ku njoftoi se brenda një kohe të shkurtër do të jepen 10 mijë leje legalizimi vetëm për këtë zonë.

?Këtu në Laprakë ishin 8 mijë aplikime për legalizime që nuk ishin prekur me dorë. Me legalizimet që japim sot dhe që janë dhënë këto kohë, është një mënyrë për t?u thënë dhe të tjerëve që është vetëm çështje kohe përsa kohë që ka filluar procesi, për sa kohë janë bërë matjet. Për 2 mijë të tjerë, që ligji i ri do i fusë në legalizim, kemi sot 2 mijë lajme të mira prej secilit prej tyre në Laprakë. Në total janë 10 mijë legalizime në Laprakë?, deklaroi Veliaj.

Sipas tij, beteja u fitua nga gjithë njerëzit e thjeshtë të këtij komuniteti që me votën e tyre thanë që ne duam një drejtor si Artan lame që punon 10 më shumë dhe ecën 10 herë më shpejt. Ndërsa kritikoi punën e bërë deri më tani nga kryebashkiaku Lulzim Basha, kandidati socialist deklaroi se Tiranës nuk i duhet një kryetar bashkie turist dhe asnjë nga kandidatët e Saliut. Sipas tij, ata kanë katër vjet që vijnë si turist në Tiranë.

?U thonë njerëzve që po të na jepni edhe 4 vite të tjera, do t?i pastrojmë plehrat, po ata e kane Bashkine, pse nuk i pastrojnë?, vlerësoi Veliaj.

Lajmet e fundit nga