Connect with Us

Durres, dy persona nen pranga per armembajtje pa leje

Kronika

Durres, dy persona nen pranga per armembajtje pa leje

Publikuar

-

Dy persona janë ndaluar e arrestuar në Shijak në dy raste të ndryshme ditën e sotme.

Në pranga ka rënë 23-vjeçari Martin Pera, banues në Sukth, pasi nga kontrolli që iu krye në banesën e tij,i u gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik si dhe disa rrënjë bimë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.

LEXO EDHE:  Policia kontrrolle për armëmbajtje pa leje

Gjithashtu në Shijak u ndalua 41-vjeçari Genci Hushi pasi është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Ekzekutohet një 45 vjeçar/ Krimi godet sërish

Publikuar

-

Nga

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.



Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Katër rusët humbën jetën në hotel/ Klodiana Lala zbardh dëshminë e punonjësit të pishinës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gazetarja Klodiana ka zbardhur dëshminë e punonjësit të pishinës, në hotelin në Qerret, ku u gjetën të pajetë katër turistët rusë, përkatësisht çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Siç raporton gazetarja Lala, në gjithë këtë ngjarje të mistershme, e rëndësishme është dëshmia e punonjësit të pishinës, ku u gjetën trupat e pajetë të turistëve.

Ai është shprehur se turistët kishin kontaktuar hotelin dhe kishin kërkuar që të bëhej gati zona e SPA, që ata të shplodheshin, kur të ktheheshin nga vizita disa orëshe në Maqedoninë e Veriut, shkruan BË.

Punonjësit e hotelit janë dëshmitarët kyç të kësaj ngjarjeje, hetimet e së cilës janë shtrirë në tre shtete. Ka qenë punonjësja e recepsionit, që ka gjetur të pajetë turistët. E rëndësishme është edhe dëshmia e punonjësit të pishinës, që deklaron se pishina ka qëndruar e mbyllur për afro një javë. Një natë më parë turistët kanë kontaktuar hotelin dhe kanë kërkuar që të bëhej gati zona e SPA, që ata të shplodheshin pasi të ktheheshin nga vizita disa orëshe në Maqedoni të Veriut. Ai thotë se në orët e para të mëngjesit të së premtes e ka larë pishinën, ka zbrazur gjithë ujin, e ka larë me furçë, ka përdorur klorin për ta dezinfektuar dhe e ka bërë gati, që ta përdornin turistët”, shprehet Lala.

LEXO EDHE:  Arrestohet nga policia 15 vjeçari, u kap duke vjedhur portofola

LEXO EDHE:  Policia shkatërron bandën e "skifterëve"



Por, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore, që do të japë detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.

Duhet theksuar se në Maqedoninë e veriut, së bashku me katër viktimat, kanë qenë dhe katër shtetas të tjerë, të cilët pritet të pyeten ditën e sotme, lidhur me bisedat që kanë bërë me viktimat.

Ajo që është e paqartë për hetuesit është e kaluara e viktimave, pasi nuk dihet asgjë se çfarë përfaqësonin ata, me çfarë pune merreshin, nëse kanë pasur probleme në shtetin e tyre.

Pista më e fortë është ajo e asfiksisë nga klori, por po shihet dhe teza e një helmimi të mundshëm. Ndërkohë, nuk është gjetur gjurmë e ndonjë substance narkotike apo alkooli, përveç një shishe birre të hapur, duke hedhur poshtë dyshimet për mbidozë, ndaj dhe dyshimet kryesore janë për asfiksi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lidhje të paligjshme në rrjet/ Arrestohen 2 persona për vjedhje të energjisë ekektrike, 1 në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia njofton se nga kontrollet janë konstatuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike duke bërë që dy persona në Tiranë të vihen në pranga dhe 1 tjetër të shpallet në kërkim.

Ndërkohë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë 6 persona të tjerë në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë punën për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër në Tiranë, si dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Tiranë, ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është arrestuar në flagrancë shtetasi K. D., banues në Kamzë.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 81 kg lëndë narkotike/ Arrestohen 3 shtetas

LEXO EDHE:  Video-E rëndë në Greqi/ Qëllohet me 5 plumba 27-vjeçari shqiptar



Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë është shpallur në kërkim shtetasi S. B., banues në Kavajë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht shtetasit B. H., S. B. dhe K. Q., banues në Shkodër.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është proceduar penalisht shtetasi Gj. L., banues në Lezhë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat është proceduar penalisht shtetasja S. S., banuese në Klos.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë është proceduar penalisht shtetasi P. N., banues në Gramz.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

LEXO TE PLOTE