Connect with Us

Rita Ora seksi në videon e re

Uncategorized

Rita Ora seksi në videon e re

Publikuar

-

Rita Ora do të publikojë së shpejti këngën e saj të re “Poison” me një klip. Kënga mban vulën e producentit, Calin Harris i cili ka qenë i dashuri i saj dhe aktualisht është duke jetuar një romancë dashurie me këngëtaren, Taylor Swift. Xhirimet e këngës janë duke u bërë në Londër dhe Rita duket shumë provokuese gjatë tyre. Këngëtarja pop është fotografuar duke vraouar dhe shohim që poshtë xhaketës, shfaqet vetëm me recipeta.

LEXO EDHE:  Suksesi i rradhës i Florit me Shkurte Gashin

Sexy shoot: Rita Ora was spotted filming her new music video outside the Corinthia Hotel in London last week

Making a run for it: The 24-year-old singer was seen sprinting down the street as part of the shoot for her new single Poison

Hell for leather: Rita was rocking an oversized  jacket with the slogan 'life is beautiful' running down one arm

Cleavage check: Rita ensured she wasn't exposing more than she'd bargained for 

Hairspray galore: Rita's hairdo was seriously voluminous and added to her edgy look 

Night time shoot: The streets were practically deserted as the star filmed her new video

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Sot Partizanit i duhet edhe një barazim, ja si do jetë formacioni ndaj Karabakut

Publikuar

-

Nga

Partizanit i mjafton të paktën një barazim me gola për të kaluar në turin e dytë në Champions. Por edhe me 0-0 dhe me fat nga “ruleta” e penalltive i jep mundësi skuadrës së trajnerit Lerda që të bëhet ” i artë”. Me një sukses në Baku, Partizani së pari arrin të përmirësojë parametrat e tij, duke rritur koeficientin; i bën më shumë publicitet, pasi eliminon një kundërshtar të fortë dhe me emër; arrin të shtojë përfitimet në Europë, pasi minimumi siguron edhe një tur tjetër në Ligën e Europës.

Nëse kualifikohen, në tyrin e dytë të Championsit të kuqtë arkëtojnë 380 mijë euro shtesë, përkundrejt 260 mijë eurove që të ofron Liga e Europës në tur të dytë. Me kalimin e Karabakut, në rastin më të keq arrijnë të përfitojnë edhe 280 mijë euro duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Europës, shkruan “Panorama Sport”.

SEANCA E FUNDIT

Mbrëmë, të kuqtë u kanë dhënë fund përgatitjeve për azerët, seancë e cila u zhvillua në stadiumin ku Karabaku i pret. 15 minutat e para kanë qenë të hapura për mediat, ku interesimi nga azerët ka qenë shumë i madh. Më pas trajneri Lerda ka dhënë instruksionet e fundit në fushë, por jo shumë të detajuara, pasi në të tilla raste spiunimi nga kundërshtari mbetet prezent. Gjithsesi, trajneri Lerda idetë e tij për formacionin i ka pasur të qarta para se të zbresë në fushën e stadiumit “Dalga Arena”.

FORMACIONI

Pas barazimit 0-0 në “Selman Stërmasi”, trajneri Franko Lerda ka pasur në kokë 3 ide për formacionin e mundshëm për sot, por gjithsesi 9 lojtarë shikoheshin të pazëvendësueshëm. I kënaqur nga paraqitja e skuadrës në takimin e 10 korrikut në shtëpi, trajneri Lerda me sa duket ka vendosur që edhe në Baku ta nisë nga e para përballjen me Karabakun. Pra, pritet që Partizani ta nisë ndeshjen e sotme me të njëjtin rreshtim si para një jave në “Selman Stërmasi”. Praktikimi i penalltive në ditët e fundit ka lënë të kuptohet se të kuqtë më shumë do të mendojnë për fazën mbrojtëse. Një javë më parë “bunkeri” i Lerdës funksionoi, gjë e cila pritet të ndodhë edhe sot.

LEXO EDHE:  E kapën mat! Rita Ora këndon playback dhe “Twitter-i” ka shumë për të thënë

LEXO EDHE:  E kapën mat! Rita Ora këndon playback dhe “Twitter-i” ka shumë për të thënë

Duke ditur se do të jetë Karabaku ai që do ta synojë më shumë golin, pasi vetëm duke shënuar mund të shkojë te kualifikimi, nën drejtimin e teknikut italian, të kuqtë më shumë kanë punuar në fazën mbrojtëse. Ndërsa guximi dhe rrezikimi i portës kundërshtare varet nga mënyra se si lojtarët e kuq do ta përballojnë presionin dhe sa efikasë do të jenë në daljen e shpejtë në kundërsulm.

Ashtu si një javë më parë, qendërsulmuesit e mirëfilltë që kanë mbërritur në merkato, Braun dhe Solomon, mund të aktivizohen në pjesën e dytë, por gjithçka varet nga rrjedha që do të marrë takimi. Rreshtimi pritet të jetë 4-3-3, por kur kundërshtari, lojtarët anësorë të sulmit do të jenë më pranë mbrojtjes, pasi nga ata mendohet të nisë edhe manovra e shpejtë për të zënë të papërgatitur Karabakun.

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Nis shtrimi i tapetit në “Arena Kombëtare”, stadiumi thuajse gati

Publikuar

-

Nga

Edhe pak kohë kanë mbetur nga përfundimi i “Arenës Kombëtare”. Impianti modern, i cili nisi të ndërtohej në vitin 2016 tashmë ka marrë formë, teksa ka nisur puna për ndërtimin e fushës së blertë.

Deri tani ka përfunduar pothuajse 90% e punimeve dhe pritet që në muajin shtator stadiumi të jetë gati për eliminatoret e Europianit. Impianti modern do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh.

Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme:

LEXO EDHE:  E kapën mat! Rita Ora këndon playback dhe “Twitter-i” ka shumë për të thënë

LEXO EDHE:  E kapën mat! Rita Ora këndon playback dhe “Twitter-i” ka shumë për të thënë

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Soreca takon kryetaren e KLGJ/ Të ngrihet sa më shpejt Gjykata e Lartë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ka takuar sot kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

Soreca shkruan në rrjetet sociale se është njohur me punën e thellë të KLGJ, në veçanti për ngritjen e Gjykatës së Lartë, anëtarët e së cilës ngecën në Vetting. Sipas Sorecës, me rëndësi është që së shpejti Gjykata e Lartë të jetë funksionale dhe të bëjë një punë të shpejtë e me cilësi.

“Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami, më njohu sot me punën e thellë të Këshillit, në veçanti për hapjen e vendeve të lira të punës për Gjykatën e Lartë, për të cilën aktet rregullatorë tani janë në fuqi. Është e rëndësishme që së shpejti të kemi një Gjykatë të Lartë funksionale, por edhe të balancuar në shpejtësinë dhe cilësinë e punës”, shkruan Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: