LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta “ka ndërtuar Rrugën e Kombit”?!!!

25 Maj 2015, 14:40, Opinione CNA

Enver Bytyçi

Ilir Meta dhe Edmond Haxhinasto ishin sot në Kukës. Mblodhën në sallën e Pallatit të Kulturës të gjithë nëpunësit e shtetit, përfshirë mësues, infermierë e mjekë, duke paralizuar shërbimet për qytetarët. Mbollën flamujt e LSI-së kudo dhe të pranishmit dëgjuan dy gënjeshtra të reja të mëdha në gojën e liderit të LSI-së, zotit Meta:


E para, se ?së shpejti? do hapet aeroporti I Kukësit, kjo ishte rrena e parë. E thënë në fushatë elektorale pas mbajtjes së premtimeve të 23 qershorit të 2013-ës, pas mashtrimeve të pafund, askush nuk e beson në Kukës. Kjo rrenë nuk besohet se nuk ka asnjë marrëveshje me Siemens-in gjerman, të cilit Ilir Meta i ka dhënë para 16 vitesh monopolin e fluturimeve në Shqipëri. E pa një marrëveshje me Siemensin gjerman, nuk mund të ketë flururime ndërkombëtare në Kukës e askund në Shqipëri. ?Rrej, rrej se diçka besohet?, kjo është deviza e së majtës në Shqipëri. Mos e besoni këtë rrenë, sepse asnjë firmë më botë nuk ia heq vetes fitimet e majme nga monopoli që ka marrë, që t?i bëjë qejfin Ilir Metës apo dikujt tjetër.

E dyta, Sot aty, në Kukës, u tha se aeroporti i Kukësit ishte vepër e Ilir Metës. Ndonjë ditë do të vijnë të tjerë LSI-stë e PS-istë e do t?u thonë :Rruga e Kombit ishte vepër e Ilir Metës, ose Edi Ramës?. Nëse besoni këtë të fundit, besojeni dhe rrenën tjetër se Ilir Meta qenka inicuesi i aeroportit të Kukësit. Ai aeroport është vepër e NATO-s dhe SHBA-ve, të cilat shfrytëzuan lidhjet e bashkëpunimin e mrekullueshëm me Emirin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ndërtuan këtë aeroport. Pas ndërtimit të këtij aeroporti i mbetej Metës t?ia vinte drynin, pra ta bënte të mos funksiononte. Dhe ia arriti, së bashku me Nanon, Ramën e të tjerë, kur i dhanë edhe gjithë një firme të vetme Rinasin dhe gjithë hapësirën aeroportuale. Kjo është e vërteta dhe nuk është ajo çfarë ju rrejnë ata që Kukësin e urrejnë me gjithë fuqinë e shpirtit. Mos votoni njerëzit si Rama e Meta, të cilët na kanë urryer e na urrejnë.

Dhe një gjë për në fund: Nëse këtë do ta thoshte Majko, nuk do të kisha shkruar këto radhë, sepse edhe pse ai nuk e ka bërë këtë vepër, ka shpirt dhe vullnet të mirë për Kukësin dhe kukësianët. Por kur flasin për kontribute për Kukësin kuçedrat e këtij vendi dhe ata që e urrejnë dinjitetin, integritetin e karakterin e kukësianëve, më vjen të vjell.

Lajmet e fundit nga