LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE vendos afat qershorin për rezultate në dialogun Prishtinë-Beograd

25 Maj 2015, 09:16, Aktualitet CNA

Edhe pse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe homologu i tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiç, nuk u takuan në muajin maj, ata me gjasa do të duhet të takohen gjithsesi në gjysmën e parë të muajit qershor, shkruan sot Koha Ditore.
Në BE thonë se, edhe pse i paralajmëruar nga vetë palët, takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut nuk është zhvilluar në maj, sepse ai, siç thanë disa diplomatë ?në rrethanat ekzistuese nuk do të kishte shumë kuptim, sepse nuk ka pasur lëvizje as në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë e as në arritjen e marrëveshjeve të reja?.

Ndërkohë në Bruksel janë zhvilluar disa takime në nivel të grupeve punuese e java e fundit ka qenë mjaft dinamike në këtë drejtim.
Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë që në pikat kryesore ku BE-ja dëshiron rezultate konkrete të përafrohen qëndrimet në mënyrë që të ketë gjasa për rezultate konkrete në muajin qershor. Kështu javën e shkuar është biseduar për telekomin, energjinë, pikëkalimet kufitare, sigurimin e veturave, licencimin e barnatoreve dhe disa tema të tjera.

Lajmet e fundit nga