LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha takon Glover: Dyshja Rama-Meta, presion per manipulimin e zgjedhjeve

25 Maj 2015, 16:57, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se dyshja Rama-Meta ka nisur të ngrejë skemën e manipulimit të votave, duke u bërë presion të hapur drejtorëve te administratës publike, për të blerë votat dhe për të marrë vota me çdo mënyrë.

Këtë shqetësim ai e ndau me kryesuesen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, zonjën Audry Glover.

Kryetari i PD-së shprehu shqetësimin edhe për dhunën e ushtruar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike gjatë tubimeve elektorale. Basha solli në vëmendje rastin e Durrësit, ku militantët e PS dhunuan anëtarë të PD-së, rastin e Ersekës ku u tentua të goditet kryetari i opozitës, rastin e Malësisë së Madhe, ku pas takimit elektoral, policia ushtroi kontrolle ndaj simpatizantëve të PD-së, dhunën policore ndaj simpatizantëve të Partisë Demokratike në Vorë dhe presionin e hapur që i bëhet kandidatit të Partisë Demokratike .

?Dhuna policore dhe presioni ndaj disa kandidatëve janë një shembull i keq i përdorimit politik nga qeveria të Policisë së Shtetit me përpjekjen për të shantazhuar mbështetësit e opozitës. Mazhoranca përmes KQZ tenton të eliminojë, duke mos lejuar kandidimin në disa zona të disa kandidatëve, aty ku Rama dhe Meta dyshojnë se këto alternativa tërheqin vota të shumicës?,- tha Basha.

Sipas tij, përmes presioneve ndaj KQZ, mazhoranca përpiqet të eliminojë në tryezë kandidatin e opozitës për Kurbinin duke mos lejuar regjistrimin e tij. Basha cilësoi si shumë shqetësuese tentativat për manipulimin e listave zgjedhore të konstatuara në Durrës, ku janë vendosur fiktivizht qindra qytetarë në lista, edhe pse vendbanimi i tyre nuk është në këtë zonë zgjedhore.

Sipas zotit Basha është e dënueshme dhe e papranueshme gjuha fyese e kryeministrit ndaj kandidatëve të opozitës, dhe presioni e kërcënimet që ai u bën qytetarëve kur thotë se do të bllokojë fondet nëse nuk votojnë kandidatët e tij.

Po ashtu, u denoncuan edhe rastet e vendosjes së qeverisë dhe aseteve të saj në shërbim të kandidatëve të majtë, si një shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor.

Kryetari i Partisë Demokratike u ndal dhe tek procesi i dekriminalizimit ku ndau shqetësimin për mungesën e vullnetit të mazhorancës për të miratuar aktet ligjore që do të ndalonin personat me precedentë kriminalë të garonin në zgjedhjet e 21 qershorit

Glover mbajti shënim rastet konkrete të paraqitura nga z.Basha dhe u angazhua për monitorim të thellë e serioz të situatës.

Lajmet e fundit nga