LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë, 6 mijë emigrantë të kthyer, kryesisht nga Gjermania

24 Maj 2015, 09:06, Aktualitet CNA

Numri i kosovarëve të kthyer nga shtetet perëndimore, të cilët jane larguar që nga fundi i vitit të kaluar dhe sidomos fillimin e këtij viti, është mbi gjashtëmijë

Këtë e konfirmon për KosovaLive Valon Krasniqi, zyrtar për migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

?Kryesisht, Gjermania është duke i kthyer në numër më të madh. Prej Gjermanisë do të thotë ka kthim pothuajse çdo javë, por ka edhe nga shtetet e tjera, si nga Hungaria, Austria, Suedia, Zvicra. Prej 1 janarit deri dje janë kthyer mbi gjashtëmijë kosovarë, ndërsa po ta krahasojmë me vitin e kaluar, ku krejt vitin janë kthyer 4600, vërehet një dallim i madh. Pra, ka rritje të numrit të të kthyerve?, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, për të martën, më 26 maj, është paralajmëruar një kthim i kosovarëve, të cilët migruan në shtetet perëndimore, ku bëhet fjalë për rreth 100 persona, ndërsa shton se edhe për datën 2 qershor është paralajmëruar një kthim tjetër.

Ndërkohë, në një raport të publikuar në muajin prill nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), thuhet se gati gjysma e familjeve (47 për qind) raportojnë se kanë anëtarë të familjes jashtë vendit.

Lajmet e fundit nga