LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fahri Balliu, qindra miliona lekë gjoba dhe mashtrime

24 Maj 2015, 07:46, Aktualitet CNA

Biznesmenë, qytetarë, intelektualë kush ti dalë përpara. Këta janë viktimat e njeriut që vendoste gjoba dhe rrëmbente c?të mundet dje në kohën e qeverisë të PD, por dhe sot ne kohen e Rilindjes. Ky është Fahri Balliu, i akuzuar publikisht si ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Një nga personazhet që në sistemin diktatorial i shërbente organeve sekrete por edhe kastës të lartë, pasi njihet për miqësinë e tij më Hekuran Isain apo dhe vetë Ramiz Alinë.

 

Nuk hynte dot në parti, pasi organet e sigurimit sa herë Fahriu mbushte kërkesën, donin dokumentin se ai kishte qenë bashkëpunëtor i tyre. Kjo hyrje është pak për këtë individ që në kompleksin e tij ofron filmat horror dhe makabër, ku në fund mbijeton gjithcka e keqe.

Në cityfm.al kemi sjellë me dhjetra raste të një njeriu që adhuron Sali Berishën, por Dashuron Ilir Metën. Që është aq demokrat i madh, sa fijet e tij janë të lidhura me cdo segment krimi të pushtetit të sotëm. Njëriu që nuk foli kurrë për cështjet e krimit të pushtetit, kjo për faktin e vetëm se shumica e tyre janë financues dhe miq të Fahriut.

 

Rasti i parë/ Vëllai i biznesmenit që e kishte ?ortak?

Rasti i vëllait të një biznesmeni është një nga ata Fahriu ka gënjyer dhe mashtruar. Një biznesmen i cili njihej si mik i Fahriut. Për disa probleme me doganën biznesmeni con vëllain e tij të takojë Balliun, në një nga kafet luksoze të Tiranës. Pas takimit Fahriu mer përsipër që do e zgjidhte këtë problem por më parë do interesohej dhe do i kthente përgjigje.

Në mbremje një telefonatë e Fahriut, se problemi do zgjidhej të nesërmen, por duheshin 20 mijë euro për ata të doganës. Vëllai i bizemenit shkon dhe ja con shumën e lekëve të nesërmen në mengjes, me shpresën se problemi që kishte do mbyllej shpejt. Në fakt, sipas dokumentave,problem ishte thjesht një cështje teknike kohe, por bllokimi i ndodhur i sillte jo pak probleme subjektit.

Pasi rrëmbeu tufën e parave, Fahriu largohet me makinën e tij Audi Q7, duke theksuar se do shkonte direkt të takonte personat për këtë problem. Por në fakt,  gjithcka ishte një gënjeshtër dhe mashtrim. Fahriu mbushi xhepin dhe u largua në drejtim të paditur. Deri të nesërmen nuk e hapi më telefonin, vetëm i kthente përgjigje personit të interesuar se gjithcka do mbyllej ishte punë kohe. Më pas telefoni u mbyll, dhe bashkë me të edhe problemi ngeli i hapur edhe lekët ikën.

 

Rasti i dytë/ Mashtrimi për të fituar një koncesion

Fahriu këtë herë përdori një biznesmen, i cili njihej për bindjet e tij të majta dhe mbeshtetjen ndaj Edi Ramës.  Historia sesi Fahriu e shfrytezoi biznesin dhe i mori gati 40 mijë euro fillon vite më pare.

Biznesmeni merej me transport publik, një koncesion prodhuesi mjetesh dhe pjese makinash. Ai ishte  interesuar per te qene pjesë e gares se koncesionit të kolaudimit të makinave. Duke pasur frikë nga paragjykimi politik, hyn në loje për të bërë sa më shumë faktorë pro vetes. ?Loja? e coi ne gabimin fatal, pasi jo vetem nuk fitoi, por humbi 40 mijë euro dhe mijëra të tjera shpenzime për qejf të Fahri Balliut.

Fahriu pas nje takimi ja mer persiper, kerkon perqindjen e tij dhe gjithcka do zgjidhej. Faro shetiste me jahte, bente pushime luksoze hante e pine. Biznesmeni kishte shprese tek ai, por ne fakt ishte pre e nje mashtrimi. Fjalet e Fahriut ishin, ?Po ku pyes njeriu une, nje takim dhe ka mare fund mos ki merak?. Fjalet dhe premtimet ngrohin biznesmenin, I cili ende nuk e dinte se ne cfare ?usta? kishte rene.

Fariu i kerkon  nje shume parash per shpenzime e pune te tjera. Biznesmeni i jep 40 mije euro dhe priste qe Faroja te bente punen per te cilen po paguhej si sekser. Ne fakt kjo loje e piset e Balliut do zgjaste jo pak dhe me kosto te medha financiare.  Tenderi u zhvillua dhe ai nuk fitoi. Fitues doli një firmë e cila vazhdon dhe sot me kete koncesion.

Mashtrimet e Fari Balliut se do i jepte këtë shërbim biznesmenit morën fund. Gara u zhvillua e hapur dhe pa kontestime, fituesi u shpall, por nuk ishte firma e cila kishte premtuar Faro shërbim per te cilin dhe ishte paguar.

Ne fakt biznesmeni kuptoi se kishte rene pre e nje mashtrimi ?alla Farmi?, Faro mori leket dhe vazhdoi jeten i qete tek preja e tij e rradhes.

 

Rasti i tretë/ Ndërtuesit miliona për Kadarenë

Ketij mashtrimi nuk I kane shpetuar, biznesmene, politikane, deputete njeri prej tyre sot ne parlament. Ky i fundit pagoi jo pak per ?nje nder? nga Fariu i cili me pas punonte kunder interesave te biznesmenit.

I kërkon takim dhe biznesmëeni e pret miqësisht. Farmiu shpalos idetë dhe projektet e tij. Shpallet si mik i Ismail Kadarese. Flet se do bëjë një investim në emër të tij. I duhen para për këtë punë e cila kushte jo pak.

Farmiu ishte lëshuar si hijenë edhe mbi biznesmenë të tjerë për këtë ?project?, që kushtoi qindar mijëra euro dhe kuptohët, shumica shkuan në xhepin e tiuj dhe projekti dështoi me sukses.

Biznesmeni i jep shumën e lekëve që ishte rreth 25 mijë euro, mashtrimi do zgjaste pak dhe biznesmeni filloi të kuptonte se më lekët e dhëna për një project dhe investim Fahriu po punonte kundër interesave të tij. Ai takonte Ismail Kadarenë dhe i kërkonte mbështetje që të dëmtonin biznesmenin që e kishte financuar.

Koha vonon por nuk haron, gjithcka zbardhet, skema kuptohet dhe Fahriun e zuri ?turpi?. Rrëmbeu lekët, bëri lëmsh gjithcka, sulmoi biznesmenin dhe vazhdon të ?dashurojë? i qetë Ilir Metën.

Elvi FUNDO

 

 

Lajmet e fundit nga