LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Rritja e LSI-tremb demokratet, ndaj fabrikojne akuza

23 Maj 2015, 13:30, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama shprehu keqardhje për Partinë Demokratike.

Në një dalje për mediat ai tha se, ?Dua që të shpreh dhimbjen e madhe për gjendjen e dëshpëruar e të pashpresë në të cilën gjendet kuzhina e mykur dhe kryekuzhinieri i dështuar i SHQUP-it, të cilët, të përfshirë prej panikut të humbjes së radhës në zgjedhjet e 21 qershorit, kanë sajuar alibinë e shpifjes për gjoja blerje të votuesve! Makina e vjetër propagandistike e stilit stalinist të SHQUP-it, në përpjekje për t?i paraprirë humbjes që do të vijë prej ndëshkimit qytetar, është kaq e çekuilibruar dhe e çoroditur, saqë fyen e poshtëron votuesit dhe mbështetësit e vet, të cilët i konsideron si mall që shiten e blihen, duke dëshmuar në këtë mënyrë, krizën e thellë e të pashërueshme të besimit ndaj SHQUP-it, si kuzhinë e shpifjeve dhe e trillimeve bajate?.

Në vijim shtoi se frika e pamundësisë për t?i shkuar garës deri në fund, mungesa e alternativës reale për qytetarët, kriza e besimit të qytetarëve ndaj SHQUP-it dhe kryekuzhinierit të dështuar që si një dështak që e dinte se do të humbasë i iku ballafaqimit me qytetarët e Tiranës, janë shkaqet reale se përse ata ndodhen në këtë gjendje mjerane e të dëshpëruar.

Sipas tij, rritja e mbështetësve dhe e votuesve të LSI-së në të gjithë vendin, forca dhe besimi i qytetarëve që gjejnë tek LSI shprehësen dhe mbrojtësen e interesit të tyre nga njëra anë, dhe, zhgënjimi e distancimi real prej SHQUP-it i shumë qytetarëve, janë parathënie e qartë e verdiktit qytetar të 21 qershorit që si më 23 qershor të vitit 2013, do të dinë të dënojnë me votë, trilluesit dhe fabrikuesit e çorbës bajate të kuzhinës së SHQUP-it.

Lajmet e fundit nga