LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacion antikanabis ne Tropoje/ Arrestohet nje person ne kerkim tre djemte e tij

23 Maj 2015, 21:25, Aktualitet CNA

Vijojnë operacionet antikanabis. Operacion i koduar ?Kërrnaja? nga policia asgjesohen  rreth 1.000 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në 7 parcela.  Arrestohet në flagrancë një shtetas , si dhe shpallen në kërkim tre djemtë e tij. Procedohet penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë Kryeplaku i fashtit Kërrnajë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës për ?Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe për evidentimin dhe shkatërrimin e paracelave të kultivuara me bimë  narkotike  dhe kapjen e vënien para drejtësisë së autorëve?, efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë  kanë zhvilluar një tejtër operacion për këtë qëllim.

1[1]Gjatë paradites së sotme , mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në teritorin e fshatit Kërrnajë ishin të kultivuara parcela me bimë narkotike , Efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ?Kërrnaja?.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi  i 7 parcelave të kultivuara me rreth 1.000 rrënjë bimë narkotike.

Bimët narkotike  janë asgjesuar në vend me anë të djegies ku një pjesë  e tyre janë marrë në cilësinë e provës materiale.

 

Si rezultat i veprimeve të para hetimore të kryera u bë dokumentimi i autorësisë së kësaj vepre penale , ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 

Imer Brahaj, banues në fshatin Kërrnajë :

 

Si dhe u bë shpallja në kërkim e tre djemëve të tij :

 

Nuredin Brahaj, Myrhi Brahaj dhe Gjevalin Brahaj, për veprën penale të ?Kultivimit të Bimëve Narkotike?.

 

Njëkohësisht filloi procedimi penal në gjendje të lirë për Kryeplakun e fshatit Kërrnajë,  shtetasin M.K, për veprën penale ?Moskallzim krimi?.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga