LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama-Basha, leterkembim për çeshtje te Bashkise

22 Maj 2015, 14:50, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha, aktualisht kryebashkiak i Tiranës, kanë shkëmbyer letra për çështje të Bashkisë Tiranë. Bashkia informon se Kryeministria i ka adresuar për zgjidhje Bashkisë së Tiranës një letër, ku një zonjë e cila është në listën e përfituesve të banesave sociale i kërkon Kryeministrit ndihmë që lista të miratohet në Këshillin Bashkiak. Bashkia e Tiranës, nisur nga shqetësimi i kësaj zonje dhe i familjeve të tjera në nevojë që presin një strehë i kërkon Kryeministrit të lejojë anëtarët e majtë në Këshillin Bashkiak të miratojnë listën e familjeve që përfitojnë banesa sociale. Bashkia Tiranë, në vijim të qëndrimit thotë se nuk duhet të mbeten peng i konfliktit politik apo kalkulimeve elektorale, familjet në nevojë të Tiranës që sot kanë nevojë për një strehë. ?Bashkia e Tiranës është e gatshme në çdo orë të ditës dhe të natës, kurdo që këshilltarët e PS dhe të LSI ta shohin të arsyeshme, për të thirrur mbledhjen e Këshillit, të jetë pjesë dhe të japë kontributin që i takon për miratimin e listës prej 205 familjesh që plotësojnë kriteret për të përfituar banesa sociale?, thuhet në qëndrimin e bashkisë së drejtuar nga Basha.

Lajmet e fundit nga