Connect with Us

Ja si pritet votimi ne Eurovizion

Aktualitet

Ja si pritet votimi ne Eurovizion

Publikuar

-

Një ditë përpara finales së madhe të Festivalit europian të Këngës, “Eurovision 2015”, pyetja qe mundon publikun  është se kush do të mund të fitojë trofeun dhe  a është në gjendje Shqipëria të marrë votat e nevojshme dhe të mjaftueshme për të korrur suksesin e ëndërruar?

Një ndihmë e vogël na vjen përmes “kërkimeve” të shtetasve të ndryshëm nëpër Europë, në motorin e kërkimit “Google”.

Shumëkush që është interesuar për “Eurovision”-in ka bërë kërkime në “Google” dhe gjurmët e lëna prej tyre tregojnë se, Polina Gagarina e Rusisë, me shumë mundësi pritet të jetë pretendente deri në votën e fundit, falë përkrahjes tradicionale nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Me interes të madh, ndoshta edhe e papritur, po ndiqet edhe pjesëmarrja e parë e Australisë në “Eurovision”, e cila ka tërhequr mbështetjen e bllokut të vendeve nordike. E megjithatë, ajo që na intereson më shumë neve është Elhaida Dani dhe Shqipëria, teksa këtë të premte, gjatë provave gjenerale është zbuluar edhe veshja e re e shkodranes për natën finale. Ja disa statistika:

Në Shqipëri – Elhaida kërkohet më së shumti dhe kjo nuk përbën aspak surprizë. Por, ajo që bie në sy është se Australia ka marrë aq shumë kërkime, saqë renditet e dyta mes shqiptarëve. E njëjta situatë raportohet edhe nga Kosova.

Në Itali – Sigurisht kërkimet më të shumta i ka marrë kënga italiane “Il Volo”, e menjëherë pas saj shkodranja me “I’m Alive”, kjo falë edhe popullaritetit tepër të madh, që Elhaida ka fituar në vendin fqinj, që pas fitores së “The Voice of Italy”.

Në Greqi – Helenët nuk mund të mos kërkonin më së shumti qiprioten Maria Elena Kyriakou, e cila përfaqëson Athinën në “Eurovision”, e pas saj renditet Rusia, ndoshta edhe për shkak të “lidhjes ortodokse” që kanë dy vendet respektive.

Në Maqedoni – Elhaida triumfon ndër kërkimet në “Google”, sigurisht edhe për shkak të shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët janë faktor shtetformues në vendin tonë fqinj. Por, shtetasit e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë duket se preferojnë ende këngët serbe, pasi në vend të dytë është pikërisht Serbia.

Në Serbi – Nuk po zgjatemi shumë, sepse vendi i parë dihet si kudo thuajse. Por çudi bën vendi i dytë, pasi shtetasit serbë duket se janë tërhequr më shumë nga kënga përfaqësuese e Gjeorgjisë, sesa nga ajo e Rusisë.

Në Mal të Zi – Edhe pse kemi një komunitet jo të vogël shqiptarësh në vendin fqinj, mbizotërojnë më shumë kërkimet preferenciale për Serbinë dhe Rusinë, respektivisht e para dhe e dyta, ashtu sikurse dhe në Bosnje-Hercegovinë.

Për të kaluar më tej në rajon – Bullgaria favorizon Rusinë dhe Italinë, Rumania ka më shumë preferenca për këngën e saj dhe më pas për Rusinë, ndërsa në Kroaci ka më shumë kërkime për këngën serbe dhe më pas për atë italiane.

Në një aspekt më të gjerë sesa rajoni, thjesht mund të themi se kërkimet në “Google” i japin “fitoren” Spanjës, e ndjekur nga Britania e Madhe dhe Australia, e me radhë: Italia, Franca, Belgjika, Rusia./ TCh

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Kris arma në Shkodër/ Çfarë po ndodh?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji, në Tiranë.

Mësohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur me armë një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se si pasojë i plagosuri ka humbur jetën, ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për shkaqet e konfliktit.

LEXO EDHE:  Elhaida Dani është cigania e “Notre Dame de Paris”

LEXO EDHE:  Skandali/ Festivali i Këngës në RTSH, “vjedh” skenografinë e Eurovizion

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli provokon luftë me Jeruzalemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Publikuar

-

Nga

Izraeli provokon luftë me Jezuralemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Është tensionuar në Izrael ku kanë filluar sulme ajrore me raketa kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijët, kanë vdekur në sulme.

Duket se tensionet kanë kapur kulmin, aq sa Hamasi ka sulmuar me raketa mbi Jeruzalem, sa që detyruan edhe parlamentit të evakuohet, shkruan BBC news.

Kundërpërgjigjia nuk vonoi dhe Izraeli nisi sulmet ajrore mbi Gaza, ku ndodhet dhe baza e militantëve të Hamasit.

LEXO EDHE:  Jonida Maliqi do të shkëlqejë/Cilët do të jenë 3 këngëtarët e njohur që do e shoqërojnë në Eurovizion?

LEXO EDHE:  Elhaida Dani është cigania e “Notre Dame de Paris”

Prej ditësh vijojnë tensionet kryesisht mes protestuesve palestinezë dhe Policisë së Izraelit, ndërkohë që Hamasi i Gazës ka kërcëntuar vazhdimisht se do të sulmojë.

Nga pala izraelite ndërkohë pretendojnë se kanë vrarë 3 militantë të Hamasit, kurse kryeministri Netanyahu ka theksuar se Hamasi tashmë ka kaluar vijën e kuqe.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Në një intervistë për “Opinion”, Hoxha deklaroi se pjesë e këtij atentati ishin dy qitësa, që sipas tij janë profesionistë dhe arritën të kryenin objektivin e tyre për 5 sekonda.

Janë dy qitës dhe janë me eksperiencë. Ata janë të koordinuar në mënyrë perfekte se nuk e kanë dëmtuar personin tjetër që ishte pasagjer. Viktima është një njeri 45 vjecc. Agresorit të parë i bie automatiku dhe në atë moment del personi që ishte në sedilien e pasme. Nëse ata domnin të shkaktonin viktima të tjerë e kishin më të lehtë. Viktima ka ardhur para tre javësh nga Spanja. Ajo që bën përshtypje është fakti që të dy qitësat mbajnë një pozicion diagonal për të mos dëmtuar pasagjerin. Është një fragment sekonde, jo më shumë se 5 sekonda. Është një goditje shumë e shpejt. Kjo është vrasje tipike mafioze”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE