LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U shpall I pafajshëm nga Gjykata, lirohet ish-drejtori I Tatimeve

21 Maj 2015, 15:17, Kronika CNA

Policia e Tiranës njoftoi se ka hequr masën e kërkimit për ish-drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Ismail Muça, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka dhënë pafajësinë këtij shtetasi. ?Nga ana jonë është lënë i lirë?, tha zyrtarisht drejtoria e Policisë Tiranë.
I shpallur shtetas në kërkim, Ismail Muça, ish-Drejtori i Tatimeve, Tiranë, ishte ndaluar para disa ditësh pasi iu caktua masa e sigurisë arrest në burg për veprën penale ?Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën?, në bashkëpunim, dhe ?Pastrim i produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale?.

Gjykata e shpalli të pafajshëm ish- kreun e Tatimeve Tiranë, duke mos e gjetur fajtor për akuzën e vjedhjes së 6 milionë eurove përmes një skeme mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së.

Lajmet e fundit nga