LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkupi njofton zyrtarisht Prishtinën për emrat e të vrarëve në Kumanovë

21 Maj 2015, 12:16, Kosova & Bota CNA

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë i ka dërguar një informatë Ambasadës së Kosovës në Shkup se është kryer obduksioni i trupave të të vrarëve shtetas të Kosovës në operacionin policor në Kumanovë. Kjo u konfirmua sot nga MPJ në Shkup, informon INA.

Me këtë, ambasada e Kosovës do të duhet të informojë familjarët e të vrarëve se mund të vijnë në Shkup dhe t`i tërheqin kufomat e tyre.

Prokuroria Publike e Maqedonisë më 17 maj zyrtarizoi informatën se në aksionin policor në Kumanovë u vrarë 10 veta nga grupi i armatosur, prej të cilëve 9 shtetas të Kosovës.

Xhafer (Hysen) Zymeraj nga Prizreni, i lindur në vitin 1972,
Beg (Miftar) Rizaj nga Prekolluku i Deçanit, i lindur në vitin 1977,
Mirsad (Osman) Ndrecaj nga Gjakova, i lindur në vitin 1979,
Valon (Selim) Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, i lindur në vitin 1985,
Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë në vitin 1978,
Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit në vitin 1975,
Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtrria, i lindur në vitin 1965,
Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit në vitin 1983
Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj, i lindur në vitin 1971.

Lajmet e fundit nga