LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD: Meta, njeriu i fundit që mund të ofendojë, pas skandalit me Doshin

21 Maj 2015, 15:07, Aktualitet CNA

Partia Demokratike reagoi sot për deklaratat e kryeparlamentarit Ilir Meta i cili përdori epitete fyese ndaj ish kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli teksa e quajti femër të pacipë.

Gert Bogdani nga PD, doli para mediave pasdite dhe tha se kryetari i Kuvendit Ilir Meta e shndërroi sot foltoren e institucionit më të rëndësishëm në vend në një frëngji të sulmit banal e të papranueshëm ndaj opozitës.
?Fyerjet e z.Meta ndaj zonjës Jozefina Topalli, janë shenjë e degjenerimit të plotë dhe te agonisë ku gjendet sot kjo mazhorancë, dyshja Rama – Meta, në prag të votës së 21 qershorit?, – tha z.Bogdani.
Sipas opozitës, ?Ilir Meta është i fundit në këtë parlament që duhet të ketë kurajën për të bërë ofendime të ulëta, pasi ai vjen nga një akuzë publike për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, akuza që erdhi nga vetë radhët e mazhorancës së tij?.

?Ilir Meta duhet të jetë i fundit të ketë kurajën të përbaltë parlamentin, pasi ai vjen nga një proces i manipuluar me forcën e pushtetit të tij dhe të kryeministrit, për të mbyllur e për të mos lejuar zbardhjen e akuzës më të rëndë të bërë në këto 25 vite?, – vijon qëndrimi i opozitës.
?Koha e kësaj dysheje që dhunon parlamentin e opozitën, po vjen drejt fundit. Ata mund ti shpëtojnë organeve të drejtësisë, por jo drejtësisë së popullit. Ora po vjen, 21 qershori po afron?, – përfundon deklarata e demokratëve.

Lajmet e fundit nga