LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nard Ndoka: ‘Islamizohet’ më tej drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë

21 Maj 2015, 21:17, Aktualitet CNA

Nard Ndoka, aleat me koalicionin e majtë tashmë, ka sulmuar ndryshimet e fundit në drejtimin e Kuvendit.

Ai ka thënë se me largimin e Dules dhe afrimin e Shpëtim Idrizit, Kuvendi është islamizuar.

Kjo, pasi sipas tij, si Meta, ashtu edhe Idrizi, janë praktikantë myslimanë.

Ndoka e quan kauzën çame, një problem provokues për bashkëjetesën fetare.

?Rrokadë në kryesinë e Kuvendit!

Ngjitet Idrizi, ulet Dule!

 ?Islamizohet? më tej drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë.

Z.Meta i njohur si nje praktikant bektashi (Baba Meta), tashmë do të ketë ndimes te tij Idrizin, një praktikant i besimit islam (verejtur kohet e fundit në radhet e para në xhami duke u falur).

 Dorheqja e Dules, vjen fill pas votimit të Idrizit, dorheqje morale dhe politike, që vështirson poziten e kryesisë së Kuvendit duke prishur imazhin nderkombetar dhe perfaqësimin real te deputeteve në Kuvend, ballancat fetare te ruajtura me kujdes nder vite në drejtimin e shtetit dhe Kryesinë e Kuvendit.

?Kauza? per çeshtjen çame po kthehet ne nje problem provokues per bashkjetesen fetare dhe perfaqesimin e minoriteteve në institucione?, thotë Ndoka.

Lajmet e fundit nga